Merkel: T’i vazhdohen sanksionet Rusisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sot i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian për t’i ripërtërirë sanksionet kundër Rusisë, në përgjigje ndaj aneksimit të Krimesë së Ukrainës dhe mbështetjes së Kremlinit për separatistët prorusë, që po luftojnë kundër forcave qeveritare të Ukrainës në pjesën lindore të këtij vendi.

Gjatë një konference për gazetarë në Berlin, së bashku me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, Merkel tha se “sanksionet kundër Rusisë duhet të mbesin ashtu siç janë, derisa Rusia ta implementojë plotësisht marrëveshjen e Minskut” për armëpushim dhe planin e paqes, që synon përfundimin e konfliktit në pjesën lindore të Ukrainës.

Po ashtu, edhe zoti Poroshenko ka kërkuar që perëndimi t’i mbajë sanksionet kundër Rusisë, njofton Radio Europa e Lirë.

Marrëveshja për armëpushim, me të cilën synohet përfundimi i konfliktit ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatisëtve të mbështetur nga Rusia, ishte nënshkruar në kryeqytetin Minsk të Bjellorusisë, në shtator të vitit 2014.

Leave a Reply