Mësuesja e kërcimit përdhunon 50 herë nxënësin

Një mësuese kërcimi është akuzuar për përdhunimin e një nxenesi 15-vjeçar.

Carly Green, 24 vjeç, nga Aston, Pennsylvania, u akuzua për sulm seksual të një fëmije.

“Makthi më i keq i çdo prindi. Ky është një rast i trishtueshëm që përfshin një mësuese që abuzon me besimin që prindi i jep asaj”, tha avokati i rrethit të qarkut Delaware Jack Stollsteimer.

Green akuzohet për përdhunimin e tij më shumë se 50 herë që kur filloi për herë të parë marrëdhëniet seksuale me të. Autoritetet thanë se studenti i rrëfeu policisë se marrëdhënia filloi në 2018 kur ai ishte vetëm 15-vjeç.

Green ishte një instruktore vallëzimi në studion “Dance Obsession” ku djali ishte regjistruar.

Hetuesit thanë se ata panë mesazhe të papërshtatshme midis të miturit dhe Green në telefonin e adoleshentit, si dhe foto nudo që mësuesja i dërgoi atij.

Nëna e djalit nisi të dyshonte pasi 15-vjeçari ishte në depression dhe nuk po shkontë më mirë me mësime. Kur ajo pyeti për alkoolin që djali kishte nisur të konsumonte, ai e pranoi marrëdhënien me mësuesen.

Leave a Reply