Meta dekoron Agim Fagun në 70-vjetorin e lindjes

Legjenda e basketbollit shqiptar, Agim Fagu, në 70-vjetorin e tij të lindjes është nderuar nga Presidenti Ilir Meta me dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

“Ka dekorata që vlerësojnë njerëzit, por ka dhe njerëz që vlerësojnë dekoratën”, tha Meta.

Pas marrjes së dekoratës, Agim Fagu shfrytëzoi këtë moment për t’i dërguar një mesazh shqiptarëve: “U them shqiptarëve që puna do të vlerësohet një ditë”.

Më pas, u shfaq një dokumentar mbi jetën e Agim Fagut, duke nisur që nga jehona e ndeshjes së Orang Soden, ku shënoi 48 pikë, e deri tek roli i tij si diplomat në procesin e integrimit të Shqipërisë në NATO.

Leave a Reply