Mijëra refugjatë në Lesbos protestojnë kundër bllokimit, duan liri

Mijëra refugjatë ende të pastrehë në ishullin Lesbos protestojnë kundër ndërtimit të një kampi zëvendësues, pasi “Moria” u shkrumbua nga flakët vetëm pak ditë më parë. Ata kërkojnë të largohen nga ishulli por autoritetet kanë bllokuar rrugët.

Duke kënduar dhe duke goditur me shishe plastike, emigrantët nuk kërkojnë ushqim por liri. Edhe banorët e ishullit gjithashtu e kundërshtojnë rindërtimin e kampit dhe kanë bllokuar rrugët për të ndaluar dorëzimin e ndihmave.

Nga dita e mërkurë, mijëra njerëz  kanë fjetur në fusha dhe në rrugë. Kampi Moria u ndërtua fillimisht për të strehuar 3,000 emigrantë por rreth 13 mijë njerëz nga 70 vende të ndryshme ishin strehuar atje, shumica nga Afganistani.

Pas tre zjarreve të njëpasnjëshme, kampi është shkrumbuar plotësisht ndërsa vetëm 8 nga 35 personat e infektuar me koronavirus janë izoluar sërish. Rreth dy mijë refugjatë janë akomoduar në tre anije ndërsa 400 të mitur janë shpërndarë në disa vende të BE.

Leave a Reply