Miliarderët në garë për vendin… e parë!

Miliarderi Bill Gates merr përsëri titullin botëror të njeriut më të pasur të planetit duke kaluar shefin e Amazonit, Jeff Bezos. Sipas indeksit të miliarderëve të Bloomberg, themeluesi i Microsoft ka arritur vlerën e 110 miliardë dollarëve kundrejt Bezos me 108,7 miliardë.

Në vendin e tretë rezulton Bernard Arnault me 102,7 miliardë. Gates kishte kapërcyer Bezos brenda një periudhe të shkurtër kohe, por Amazon po shton përpjekjet për të rimarrë këtë stafetë.

Leave a Reply