Ministria franceze e Shëndetësisë paralajmëron lidhur me problemet e shëndetit mendor në rritje

Ministri i Shëndetësisë, Veran më 19 nëntor tha se në pandeminë e COVID-19 është përkeqësuar shëndeti mendor i francezëve, kryesisht i personave të moshës 18-24 vjeç

Ministria e Shëndetësisë së Francës bëri paralajmërime pasi ministri Olivier Veran deklaroi se në pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19) është përkeqësuar shëndeti mendor i francezëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga llogaria në Twitter e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se njerëzit duhet të qëndrojnë në kontakte me të afërmit e tyre kundër problemeve të shëndetit mendor në rritje në vend.

Lajmet duhet të ndiqen vazhdimisht, thuhet në deklaratën në të cilën vihet theksi se konsumimi i produkteve të alkoolit dhe duhanit duhet të kufizohet.

Më tej paralajmërohet se francezët duhet të kenë kujdes shëndetin mendor dhe se nuk duhet të refuzojnë trajtimet.

Ministri i Shëndetësisë, Veran në një konferencë për media më 19 nëntor tha se në pandeminë e COVID-19 është përkeqësuar shëndeti mendor i francezëve, kryesisht i personave të moshës 18-24 vjeç që kanë përjetuar vështirësi ekonomike.

“Në çdo sferë të vendit janë shënuar rritje në sindromat depresive”, tha Veran i cili shtoi se që nga gushti e deri më tani njerëzit janë më të shqetësuar dhe se ka ulje në kënaqësinë për jetën.

Ai ka thënë se kjo pandemi krijon stres dhe në shumicën e tyre shkakton probleme psikologjike.

Leave a Reply