Ministrja e Mbrojtjes takon Donald Lu

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim ditën e sotme me ambasadorin amerikan në Shqipëri, Donald Lu.

Në këtë takim, sipas vetë Ministres së Mbrojtjes është biseduar për bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve që i shërben forcimit të sigurisë në vend.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me përfaqësuesit e lartë të aleatëve tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me ambasadorin Donald Lu, biseduam mbi bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve në funksion të forcimit të partneritetit dhe sigurisë në vend”, shkruan Xhaçka.

Leave a Reply