Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar sot me telefon me ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Europë dhe Euroazi Wess Mitchell rreth situatës në rajon e në veçanti për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës.
Dy bashkëbiseduesit, transmeton Koha.net, janë pajtuar që Beogradi dhe Washingtoni rregullisht dhe shpesh të këmbejnë informata për rrjedhën e dialogut.
Theksohet se Mitchell e ka përshëndetur vazhdimin e bisedave ndërmjet Thaçit e Vuçiqit dhe ka shfaqur shpresën për arritje kompromisi rreth zgjidhjes.
Mitchell ka thënë se Serbia për SHBA-në është shtet dhe partner i rëndësishëm.
Vuçiq ka theksuar se Serbia është gjithmonë e interesuar që të bisedojë.
Ai e ka falënderuar Mithcellin për interesimin rreth dialogut me Kosovën.