Mos ka rrjedhur gjë Mulla Sula?!

Me rastin e hedhjes për të satën herë të gurëthemelit politik të xhamisë në Fushë Tophanë, të pranishmëve me fjalë rasti iu drejtua edhe Sulejman Rexhepi, duke i përdhunuar deri në besdi me hilen e tij që konsistoi në promovim faktik të fushatës së patisë së tij, BDI-së. Finansimi i kësaj xhamie në vlerë prej 15 milion euro deri në përfundim, a mund të llogaritet si finansim i fushatës së BDI-së? Tash e tutje, nëse BDI-ja trumpeton se Turqia ka dhënë donacion për Lëvizjen BESA, atëherë edhe BESA ka të drejtën e plotë që të nënvizojë se Turqia ka donuar nismën e fushatës së BDI-së në vlerë prej 15 milion euro. Shahid për këtë fakt është vetë Mulla Sula

 

Shkruan Shpresa Haxhiu

 

Kam lexuar në një intervistë shumë të gjatë të ish-Sekretarit të BFI-së, Afrim ef. Tahirit i cili, veç të tjerash thotë se, nëse dëshironi që ta matni koeficientin e integjencies të Mulla Sulës, veç jepjani mikrofonin në dorë dhe do të befasoheni me nivelin idiotik të tij! Plotsisht e vërtetë! Kjo u vërtetua katërciprisht edhe me rastin e këtij gurëthemeli, pa dyshim, fund e krye politik, të një objekti të cilën me shumë seriozitet dhe dashuri vëllazërore e finanson Republika e Turqisë. Për 20 minuta fjalim Sulejman Rexhepi do të nxjerrë një vistër budallallëqesh nga goja e tij me tharje diabetike deri në çmendi! Tre vite më parë, pastaj edhe disa herë përgjatë këtyre viteve, është fotografuar dhe ka deklaruar se, jo po u hodh guri themelar, jo po filluan punët rreth ndërtimit të xhamisë së re në Fushë Tophanë, jo po punët po ecin sipas planit dhe projektit! Në fund për t’u rikthyer sërish në fillim! Pse? Në ndërkohë kur fare mirë kishin mundur të rrjedhin punët rreth ndërtimit të kësaj godine pa u turpëruar dhe pa u vënë në siklete të rënda personalitete nga Republika e Turqisë!

Dje, praktikisht dhe de fakto Mulla Sula u hodh në ofensivë duke udhëhequr fushatën e BDI-së në Komunën e Çairit! Në saf të parë e kishte ulur edhe kandidatin e kësaj partie për Komunën e Çairit, Visar Ganiun! Në këtë saf kishte ulur edhe finansuesin e xhamisë e cila u promovua si sukses ekskluzivisht i Izet Mexhitit dhe e BDI-së. Kishte sjellë edhe përfaqësues të Parlamentit të Turqisë, respektivisht, deputet nga radhët e Partisë së Kryetarit të Shtetit, Taip Erdogan, me qëllim që të krijojë përshtypjen iluzore se ja, edhe partia e Erdoganit, përkrah kandidatët e BDI-së! Nëse analizohet me kujdes fjalimi i Mulla Sulës, do të vërehet se 70 për qind i dedikohet Izet Mexhitit dhe BDI-së, 10 për qind mysafirëve nga Stambolli dhe 20 për qind i dedikohet budallallëqeve të tij të dikurshme si dhe budallallëqeve fringo të rastit! Ja disa prej “budallallëqeve margaritarë” të Mulla Sulës:

 

1.

Turqëve ua bëri me dije se të gjitha objektet e trshëgimisë kulturore fetare e shpirtërore, nuk janë meritë e turqve, as e Perandorië Osmane, por të vetë shqiptarëve që dikur paskan qenë osmanli! Dhe me ardhjen e Mulla Sulës prap qenkemi bërë shqiptarë! Mulla Sula nënvizon se paskemi qenë osmanlinj dhe jo të pushtuarit dhe robër të osmanlinjëve! Ky budallallëk i del Mulla Sulës nga mllefi sepse turqët nuk ia dhanë buxhetin që me të të menaxhojë vetë ai! Turqët, duke e ditur se çfarë i babëzitur është ky farë “bereqeti” e spostuan tutje, duke ia bërë me dije se nuk mund ta shohë asnjë lirë turke, edhe pse veten e ndjenë “osmanli”!

 

2.

“E shihni këtë vend këtu, në të djathtë! Ishte park! Nuk është më, tash është gropë…” Nisi një frazë nga e cila do ta shqtjellojë një mendim me të cilin do të mundohet të dëshmojë se ai është evlia! Të gjithë ata që dhurojnë vakufe,të gjithë ata që ndërtojnë xhami, që finansojnë xhami, që eksplorojnë xhami (hahahaha), qenkan evlia. Izet Mexhiti na qenka në shkallët më të larta të evliasë, diku aty pranë Zotit!!! Po çfarë vakëfi ka dhuruar Izet Mexhiti? Ajo parcelë ka qenë pronë e shtetit, në të cilën hise kanë pasur të gjithë pjesëtarët e këtij shteti! Nëse Izeti na qenka evlia sepse paska “dhuruar vakëf”, çfarë i bie të jetë Mulla Sula i cili vakëfin e bëri rrush e kumbulla?! Lanet, ë?! Megjithatë, duhet pranuar një fakt që, për këto 27 vite të pluralizmit, Mulla Sula “ka ndërtuar” dhjetëra fish më tepër xhami se Pejgamberi a.s.! Ky ishte mesazhi që donte ta përcjellë Mulla Sula me atë punën e evliasë! Tërësisht idiot! Le t’i tregojnë këshilltarët e tij se xhamitë nuk janë vend eksplorimi, por Shtëpi të Zotit ku i drejtojmë lutjet tona Atij dhe vetëm Atij!

 

3.

Mulla Sula e paska pasur një debat publik me “njërin i cili i paska thënë se “e ngulfate Maqedoninë me xhami”! Ky njëri, që ia paska thënë këtë fjali shumë të rëndë, natyrisht që e ka emrin Nikolla Gruevski, të cilin Mulla Sula për më të madhin kjamet nuk e përmendi! E ka nxjerrë nga goja e pistë këtë konstatim, kurse Mulla Sula ka vazhduar “E lus Allahun e Madhërishëm që ta bekojë Nikolla Gruevskin”, lutje kjo që i shpërethen nga loçka e shpirtit, e me gjeste energjike deri në shpallje luftë të Plotëfuqishmit nëse nuk e bekon Nikolla Gruevskin. Dhe, ai personi “iks” i Mulla Sulës, nuk e paska dashur këtë bekim, por qenka angazhuar për mallkimin e Allahut xh.sh. Jo morë! Mulla Sulë frajeri! Po pse nuk e shfrytëzoi rastin dhe para të gjithëve ta lusë Allahun Fuqiplotë “E lus Allahun e Madhërishëm që ta mallkojë Nikolla Gruevskin”! Ku është këtu lutja myslimane e Mulla Sulës kundër një “armiku të islamit”! Është shumë rëndë kur bishtin ta zë dera!

 

4.

Pastaj, pas elozheve të sikletshme që ia thurri Izet Mexhitit, kryetarit të Komunës së Çairit, në kohën e të cilit në territorin e kësaj Komune paskan lulëzuar xhamitë (por jo edhe infrastruktura e gjërë, si ajo e rrugëve, komunale, kulturore, sociale, arsimore, shëndetësore etj. etj.) nuk harroi që ta lusë Allahun e Madhërishëm që t’i japë shëndet dhe energji për të tilla punë të hajrit. Gati sa nuk e promovoi si Myfti të Myftinisë së Shkupit! Po pse kur paska bërë kaq punë të hajrit për islamin, pse Mulla Sula, me po të njëjtën energji dhe gjestikulacion që e përdori për rastin e Nikolla Gruevskit, nuk e luti Allahun e Madhërishëm që ta bekojë edhe Izet Mexhitin, por vetëm t’i japë shëndet?!  Hileqari mbetet përjetë hileqar…

 

5.

Heeeej! Mbajeni mend këtë deklaratë të Mulla Sulës: “Alternativa është e tmerrshme”!!! Në fakt, alternativa është një koncept i cili ndërtohet, thurret dhe përkrahet si ofertë tjetërsoj nga situata ekzistuese. Pra, është koncept pozitiv, i duhur, shpëtimtar, koncept i nevojshëm për forcat progresive. Alternativë do të thotë rilindje. Alternativë do të thotë jetë e re. Alternativë do të thotë fund i një të keqeje. Alternativë do të thotë dëbim i një sistemi. Alternativë do të thotë reformim dhe rilindje, dhe shpëtim, dhe progres i Bashkësisë Fetare Islame, veç të tjerash! Prandaj, Alternativa për Mulla Sulën është e trishtueshme. Deshti apo jo, Mulla Sula, gjithësesi që është drejt përjetimit të kësaj alternative. Në këtë rast, e kundërta e alternativës do të thotë shkatërrim deri në zhbërje të Bashkësisë Fetare Islame në RM.

 

6.

Mulla Sula i sulmoi mediat e vendit, mediat shqiptare, edhe pse për këto tri vite ai është personi më i përgëdheluri i mediave shqiptare! Mulla Sula i ka dy hidhërime me këta media: një, sepse ia zhvatin paratë, e detyrojnë që të paguajë nëse dëshiron që t’ia botojnë idiotizmat që i publikon dhe nëse dëshiron që t’i bllokojnë shkrimet dhe prononcimet e oponentëve të tij! Dhe, hidhërimi i dytë sidomos ndaj TV 21 M, i cili do të rëndohet po nga i njëjti mallkim si i Nikolla Gruevskit, sepse ia publikoi pakënaqësitë e haxhilerëve të sivjemë që i shprehën kundër organizatorit, gjegjësisht, Bashkësisë Fetare Islame në RM. Në fakt, ky televizion brenda dy viteve ia publikoi dy vjedhjet spektakulare të Mulla Sulës: atë të parave të grumbulluara për vëllezërit nga Hasanbegu që u rrafshuan nga një katastrofë natyrore dhe, vjedhjen e haxhilerëve, të cilët kësaj radhe i trajtuan si robër të katandisur në një skaj të dynjasë. Gabuan mediat e vendit, sepse, ato nuk kanë se çka përpushin në vjedhjet e Mulla Sulës, porse duhet t’ia mbulojnë këto vjedhje, natyrisht, nëse do të dëshirojnë që ta kenë po atë bekim të tij siç e ka si “taksina markë” Nikolla Gruevski.

 

7.

Kur bëhet fjalë për mediat e vendit, këto janë duke u negocuar dhe do të paguhen sa do të kërkojnë me kusht që të nisin me kritika kundër investitorit turk i cili, jo vetëm që nuk ia jep paratë, 15 milion eurot që t’i menaxhojë Mulla Sula gjatë “ndërtimit” të xhamisë por, ia pamundësojnë edhe firmave të tij fiktive që të merren me ndërtimin dhe mbikëqyrjen e punëve rreth ngritjes së këtij tempulli! Duhet të kritikojnë deri në iritim të turqëve të cilët do ta stoponin punën duke pritur klimë më të favorshëm investuese. Mundësisht, mos ta kritikojnë as për fjalën tempull të cilën Mulla Sula e përdor sa herë që duhet ta theksojë fjalën xhami! O, çfarëdo fjalësh të shprehin mediat e vendit, çfarëdo elozhesh të thurrin për Mulla Sulën, prap se prap, ai ngelë Mulla Sulë: hajn, gënjeshtar, i korruptuar, nepotist, uzurpator i BFI-së, gangster i përcjellë me trup roje, antiislamist i paparë në historikën 627 vjeçare të BFI-së dhe, tërësisht i rrjedhur.

Leave a Reply