Mos u bëfshë me të qajtë i huaji

Koment nga Këshilli për Mbrojtjen e Kushtetutshmërisë në BFI

Tashmë nuk ka myslimanë në Maqedoninë e Veriut që nuk e di se kush është Shaqir Fetai! Nuk ka mysliman në vend (hiq familjarët, miqtë dhe shokët e tij) që ka më të voglin respekt për këtë farë “reisi”-instalacion në BFI nga pushteti aktual maqedonas. Shaqir Fetai, për një grusht anarkistësh dhe bashkëveprimtarësh të vetë nga grupi i udbashëve, i shiti myslimanët e vendit, duke ua shkatërruar të vetmin Institucion fetar islam në vend – BFI-në

Kanë ngelur vetëm edhe do struktura nga “Higjiena Komunale” si dhe nga “Ujësjellsi dhe Kanalizimet” që akoma nuk i kanë marrur urdhërat nga strukturat partiake dhe qeveritare për të shkuar te Shaqir Fetai dhe për ta uruar për aksionin e tij suversiv, të cilit nuk ia kanë arritur pushtues e pushtues të ndryshëm përgjatë gjashtëqind viteve.
Këta urime nuk po sjellin kurrfarë efekti, përveçse njëfarë mashtrimi optik të cilin e ka planifikuar Shaqir Fetai sa për ta kënaqur veten dhe familjarët e tij se, ja, më në fund, dikush po e do dhe po e respekton. Një jetë të tërë ai ka qenë demagog, injorant i shtyer nëpër karrierë falë aftësive për të lëpirë dhe për t’u servilozur te eprorët e tij. Më në fund, iu dha sinjali që të futet në aksion që do të përfundojë me degradimin deri në rrënim të BFI-së! Si bashkëpunëtorë më besnik i ish-reisit, si më i përgëdheluri i Sulejman ef. Rexhepit, si më i lavdëruari e më i dashuri i tij, arriti që t’ia ngulë thikën e tradhëtisë dhe ta spostojë nga posti i reisit dhe të vetëemërohet e të vetëzgjidhet në këtë post. Misioni i tij është që ta devalvojë deri në zero Kushtetutën e BFI-së, ta mohojë e t‘i shkelë të gjitha nenet e tij, të shkelë Rregullore e akte të ndryshme të BFI-së dhe, t’u përcjellë mesazhe myslimanëve të vendit se, e larguam të keqin, kurse ngelëm ta drejtojmë BFI-në, ne, të këqinjtë që ishim bashkëpunëtorë të të keqit!
Këtë fakt tashmë e ka kuptuar popullata myslimane e vendit, e cila, as që dëshiron të dëgjojë për këtë “shtëpi të mafiozëve”, as që denjon të gënjehet nga demagogjia, nga intrigat dhe nga hipokrizia e Shaqir Fetait. Edhe Shaqir Fetai po e ndjenë këtë injorim të popullatës dhe, është fare i vetëdishëm se, edhe me anëtarësi por edhe me fitër dhe zeqat do të dështoj tërësisht. Burimet financiare të brendshme tashmë i ka të humbur! E vetmja shans i ka ngelur që të dalë e të lutet tek të huajt. Arabët e kanë injoruar, “e kanë qarë” dhe me dhembshuri njerëzore i kanë shëtitur nëpër muze e nëpër institucione të ndryshme, i kanë përcjellë dhe më nuk ua hapin as telefonatat! Te të huajt shkohet me projekte, te të huajt shprehen lutjet për t’i financuar projektet, tek të huajt nuk kërkohet para, sepse, pas vitit 2001 nuk ka institucion ndërkombëtar që të jep para, ndërsa mund të të financojnë vetëm projekte. Asnjë institucion nuk financon projekte pa e parë pjesën e buxhetit me të cilën do të nisë projektin BFI-ja!
Nuk ka faktor ndërkombëtar që nuk e di se me çfarë dredhire u bë “reis” Shaqir Fetai, nuk ka faktor i vendit dhe ai ndërkombëtar që nuk e di se si Shaqir Fetai mundohet të “veprojë” jashtë të gjitha nomave juridike të BFI-së, tamam si një anarkist, si një cub, si një hajn. Të hujt, ata që janë të gatshme të finansojnë projekte të BFI-së së Shaqir Fetait, natyrisht që do t’i kërkojnë fillimisht pasqyrë nga të hyrat dhe të dalurat vjetore në këtë Instiitucion, situata bankare, a ka huazime nga bankat, a është marrur ndonjë kredi duke lënë hipoteka vakëfe, a ka letra në vlerë prej vakëfit , plani finciar vjetor i ndarë nëpër zëre, të paktën, dy vlerëime nga auditi i huaj lidhur me projektin e fundit të financuar nga të huajt!
Shaqir Fetai mund të shkojë edhe në Republikën e Turqisë! Kohë më parë, atje ishte edhe shoku më i ngushtë i presidentit turk, Taip Rexhep Erdogan, Edi Rama, të cilit mbase i janë dashur financa për zgjedhjet që po afrojnë! Nuk ka para, i tha vëllai vëllait, mund të ta ndërtojmë një spital në Fier që mund të kushtojë edhe një miliardë dollarë, por, ne do ta financojmë. Para për rroga e për shpenzime të kota nuk ka!
Mos u bëfsh me të qa i huaji, sidomos jo nëse je faqezi e shpirtlig, anarkist e bandit…

Leave a Reply