Mulla Sula dhe vaji i një sundimtari

Te shtetet arabe dhe tek Turqia tashmë ekziston një përshtypje reale që e kanë krijuar për Sulejman Rexhepin! Të gjithë mendojnë se Sulejman Rexhepi po kërkon dhe po e pret ndonjë finansim të mirë që ta vjedhë dhe të ikë nga BFI-ja, atje “ku nuk mund ta gjejnë”, në pallatin e tij të ri që po “ia ndërtojnë” apo në “akua parkun” që po mendon ta ndërtojë ose pranë pallatit “të tij” ose sipër KONAKU-t.

 

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

Të gjithë liderët fetarë të besimtarëve myslimanë të rajonit janë me haxhilerët e tyre nëpër viset e shenjta të Arabisë Saudite, kurse Sulejman Rexhepi, uzurpatori i postit të reisit dhe falimentuesi i Institucionit të Bashkësisë Fetare Islame në RM, shkarravitet nëpër shilte e postaqi në KONAKU-n e tij. Me mish e me muzikë, duke e rrënuan në themel BFI-në, po i shijon ditët e pleqërisë së matufosur.

Sulejman Rexhepi, i injoruar si një mushrik nga autoritetet arabe, jo vetëm që nuk i dhanë leje të futet në vendet e shenjta, por, tashmë BFI-në e tij e kanë eliminuar nga protokoli shtetëror, duke e izoluar prej një pale të denjë për bashkëpunim bilateral në një komunitet të papërfillshëm si faktor por që u dalin në ndihmë vetëm nëpër shërbime konsullare. Nëse deri në vitin e kaluar në BFI Arabia Saudite dërgonte diplomatë për t’ju dhënë viza haxhilerëve, nga ky vit e tutje BFI-ja duht të vrapojë në ambasadën arabe në Tiranë për të pritur radhë për marrjen e vizave për në haxh.

Sulejman Rexhepin po e brakisin të gjithë në mënyrë të heshtur. Të gjithë e kanë kuptuar që sa më shpejt që të heqin dorë nga përkrahja e këtij farë munafiku aq më të nderuar do të dalin në fund. Prandaj dhe, jo rastësisht, Sulejman Rexhepi refuzohet prej të gjithëve që i lutë që të angazhohen në krye të detyrës së myftiut të Myftinisë së Shkupit. Asnjë teolog i kontaktuar për këtë qëllim nga ana e Mulla Sulës nuk ka denjuar që të pranojë të emërtohet myfti i kësaj Myftinie. Arsyeja se pse e refuzojnë është shumë e thjeshtë: nuk ka mysliman që nuk e di se Mulla Sula Myftininë e Shkupit dëshiron ta shndërroj në burim finansiar për familjen e tij kurse myftiu i ardhshëm duhet të jetë fshirësi i tragjeve të vjedhjes, hajnisë dhe zhvatjes. Deri më tani janë 12 persona, telogë të qytetit, të cilët e kanë refuzuar, edhe pse shumica prej tyre janë njerëz më të privilegjuar dhe më të dashur prej tij. Pra, edhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë po e braktisin gjithnjë e më haptazi.

Sulejman Rexhepi tashmë, në mënyrë shumë fine, madje pa kurrfarë diplomacie, gjithnjë e më shumë po refuzohet nga faktorët ndërkombëtar që veprojnë në Maqedoni. Askush nuk dëshiron që të takohet me të, sepse, është shumë e rëndë lënda e dorëzuar tashmë në prokurorinë e shtetit e cila shumë shpejt do të aktivizohet dhe do të përbëjë një “boom” të tmerrshëm për mbarë shoqërinë e vendit dhe më gjërë.

Sulejman Rexhepi nuk ftohet dhe nuk prezanton më në asnjë aktivitet fetar e kombëtar të organizuara nga institucionet sivëlla të Shqipërisë, Kosovës si dhe trojeve të tjera etnike. Sulejman Rexhepi është përjashtuar që kur ai me djallëzi u rreshtua në krahun e të ashtuquajturit Rijaset i BI të Serbisë duke e vizituar selinë e tij në Beograd.

Sulejman Rexhepi është bllokuesi i vetëm i të hyrave finansiare në forma të ndihmave nga shtetet myslimane. Asnjë organizatë, asnjë shoqatë, asnjë ministri e shteteve mysimane nuk denjojnë që ta ndihmojnë Mulla Sulën; nuk denjojnë që të finansojnë BFI-në, sepse tashmë e dinë se Sulejman Rexhepi është shpërdorues dhe zhvatës i këtyre ndihmave. Te shtetet arabe dhe te Turqia tashmë ekziston një përshtypje reale që e kanë krijuar për Sulejman Rexhepin. Të gjithë mendojnë se Sulejman Rexhepi po kërkon dhe po e pret ndonjë finansim të mirë që ta vjedhë dhe të ikë nga BFI-ja, atje “ku nuk mund ta gjejnë”, në pallatin e tij të ri që po “ia ndërtojnë” apo në “akua parkun” që po mendon ta ndërtojë ose pranë pallatit “të tij” ose sipër KONAKU-t.

Në historinë Islame është shënuar një rast në Bagdad, ku Ebul A’tahije ka shkuar te një sundimtar i cili ishte i hipnotizuar nga pushteti dhe lavdia. Nuk kishte menduar, madje as që e kishte në mendje momentin kur do ta lëshojnë në varr, dhe natën e parë që do të kalojnë në të. Ishte i plotëpushtetshëm, me truproje e siguri maksimale. Kishte ndërtuar pallate të mëdha. Erdhi tek ai një ditë, Ebul A’tahije, e uroi atë për suksesin dhe për të gjitha ato që i kishte ndëruar e që i kishte pronësuar. Sakaq do t’ia recitojë këto vargje:

Jeto i sigurt në këto pallate të mëdha

Mbrëmjeve të ëmbla e mëngjeseve të freskëta

Shijoi të gjitha ato që tashmë i ke

Por, mos harro, kur shpirti nis të gurgullojë

I gatshëm të ik nga gjoksi yt

Atëherë me siguri se do ta ndërmendesh

se ti ke qenë në humbje të qartë.

Fill pas këtyre vargjeve, sundimtari u shkrep në vaj dhe për herë të parë ndjeu nevojë të fuqishme që të heq dorë nga ajo pasuri e pamerituar dhe të ndjejë nevojën për pasurinë e përhershme: për besim, për miq e për pasardhës të shëndoshë. Iku jeta…

Leave a Reply