Mulla Sula do me u ba deputet! Pse?

(Rreth kollumnes së fundit të Agim Mehmetit të cilën e boton në emër të “h. Sulejman ef. Rexhepit”, me titull “Zëri që s’po dëgjohet”, e të publikuar në një-dy portale të sponosrizuara nga Sulejman Rexhepi me paratë e fitrit dhe të zeqatit të myslimanëve të vendit)

Shkruan Dr. Zeqie Veseli

Agim Mehmeti, edhe sot, në emër të h. Sulejman ef. Rexhepit, doli me një kollumne, sa për t’ia plotësuar interesat meskine pronarit të shpirtit të vet, Sulejman Rexhepit. E kishte kapur një temë, në të cilën, Agim Mehmeti e kishte ngulur Sulejman Rexhepin, kurse vetë ishte zhytur në mëkat deri në maje të hundës. Titullin kollumnes ia kishte futur kot e kot, “Zëri që s’po dëgjohet”! Cili zë, o Agim Mehmeti, zëri i Sulejman Rexhepit apo i Bashkësisë Islame?! Epo, mund të degjohet vetëm ai zë që kumton mendim profesional, të ndershëm, kombëtar e fetar. Ai zë që përcjell “pizdarina”, si ky i Sulejman Rexhepit, nuk dëgjohet përtej hundës së asaj goje që e artikullon atë zë. Në formë të belbëzimeve!
“…qëndrimet e mia dhe të Bashkësisë Islame të Maqedonisë si Institucion i vetëm fetar që merret me organizimin e jetës fetare islame, gadi gjithmonë janë etiketuar si implikim në çështje politike”, thotë “Sulejman Rexhepi” përmes Agim Mehmetit! Dhe, A. M. nuk i vie fare turp për ta shënuar këtë frazë idiotike, sepse, kurrë nuk ka ngjarë kjo që e thotë, sepse, o kur ka pasur bre Sulejman Rexhepi e BFI qëndrime politike për t’ia llogaritur si “implikim në çështje politike”?! Kurrë! Kurse, veprime politike po! Sulejman Rexhepi e BFI-ja konkretisht, me veprime konkrete dhe financiare gjithnjë ka qenë në shërbim të Bashkimit Demokratik për Integrim (para kësaj në shërbim të PDSH-së, para kësaj në shërbim të PPD-së, më herët në shërbim të komunistëve etj.) , sepse kjo parti, pra BDI-ja, gjithnjë si kundërshpërblim ia ka kthyer me garancitë e mosprekjes nga organet e drejtësisë! Ata nëpunës që kanë qenë haptazi “armiq” të kësaj partie, të gjithë ata i ka dëbuar nga puna! Fitoret e BDI-së Sulejman Rexhepi i ka festuar edhe me të shtëna rrafall, me lloj-lloj armësh, madje edhe me mbetërhatje se pse nuk ia kanë plotësuar kërkesat si pjesë e marreveshjes në mes BFI-BDI në rast të fitores. Natyrisht, marrëveshje dhe kerkesa konkrete kanë qenë ekskluzivisht avansimet familjare në detyra e pozita! Krejt BFI-ja është angazhuar që famija e Sulejman Rexhepit të përfitojë pas fitores së BDI-së. Dhe këtë fakt nuk e di Agim Mehmeti?!
Listimi i kërkesave meskine të Sulejman Rexhepit drejtuar qeverive apo edhe BDI-së, është i madh, janë kërkesa jasht interesave të islamit dhe të BFI-së, prandaj, kurrë nuk janë dëgjuar, prandaj kurrë nuk është dëgjuar as zëri i Sulejman Rexhepit dhe as ai zë i BFI-së! I vetmi zë që qenka dëgjuar na qenka ky që me propozim të BFI-së, qeveria, gegjësisht BDI-ja e paska emëruar zëvendësdrejtor të Agjencisë për bashkësitë fetare dhe grupet religjioze një person i cili më tepër është i njohur si lojtar i bastoreve se sa si teolog, nga i cili edhe qeveria edhe BDI-ja do të turpërohen, kurse do t’i kërkojnë llogari edhe Sulejman Rexhepit për talljen që ua bën duke ua propozuar në pozicione të larta njeriun i cili nuk plotëson kriteret administrative. Këtë të vërtetë së shpejti do t’ua zbardhë Komisioni për Antikorrupsion!
Agim Mehmeti e detyron të bëjë qufër Sulejman Rexhepin dhe, ky, duke pretenduar se është “intelektual i madh” dhe se nuk mund të lexojë pa syza, e lejon që nën emrin e tij të botohet “mestitulli” katastrofal e shumë i poshtër. Sulejman Rexhepi e nënshkruan shkrimin ku gjendet edhe ky “mestitull”: “Keqpërdorimi i Zotit”! Kush është ajo fuqi që mund ta keqpërdorë Zotin? Për cilin Zot e ka fjalën Sulejman Rexhepi dhe kalemxhiu i tij, Agim Mehmeti?! Si mundkëka dikush ta keqpërdorë Zotin? A është në vete, a është normal, a është i kthjellët Sulejman Rexhepi në atë që nënshkruan?!
“… në kampusin politik shqiptar është i dukshëm insistimi që feja të shfrytëzohet si mjet që sjellë fitore politike, anipse politika jo një herë ka dëshmuar se në vend të vlerave morale e etike ka sjellur tmerin, ndasitë, tensionimet, korupcionin, krimin…”, thotë Sulejman Rexhepi përmes Agim Mehmetit, apo, e thotë Agim Mehmeti në emër të Sulejman Rexhepit! Asnjë politikan shqiptar në Maqedoni nuk ka keqpërdorur fenë për përfitime politike e personale, asnjë, me përjashtim të atyre politikuajve që i rrinë në prehër Sulejman Rexhepit. Kurse, dihet botërisht se Sulejman Rexhepi është i vetmi person në Maqedoninë e Veriut dhe më gjërë, i cili e keqërdorë fenë dhe, në emër të fesë ka arritur përfitime të paimagjinueshme dhe, “në vend të vlerave morale e etike ka sjellë tmerrin, ndasitë, tensionimet, korrupsionin, krimin….”
Dhe, Sulejman Rexhepi, përmes Agim Mehmetit, ju thotë politikanëve që përdorimi i emrit të Zotit dhe thirrja në principet fetare, në këtë rast në principet e fesë islame, nuk guxon të bëhet me qëllime manipuluese. Këtë “marifet” nuk e bën asnjë politikan, le ta theksojë një Sulejman Rexhepi, me emër e mbiemër, kurse, të gjithë politikanët e vendit lirisht mund t’ia tërheqin vërejtjen Sulejman Rexhepit që mos të maniulojë (siç po manipulon vazhdimisht) në emër të Zotit e të parimeve islame, duke u pasuruar ai, familja dhe lakejt e tij (natyrisht, përmes vjedhjes së të mirave të BFI-së).
Heeeej, o Suljo, a je more kah e lexon fjalinë të cilën e ke shkruar: “feja me vlerat e veta metafizike“??? Si more me vlerat metafizike? Sa për ta sqaruar ty këtë nocion, po zbresim në zhargon të rrugës! Metafizikë, do të thotë, përafërsisht “ëndërra n’bythë”! Ti je “hoxhë”, i ke thënë vetes “teolog”, prandaj, kujdes me nocionet të cilat i dëgjon për herë të parë!
Dhe, fare në fund, Agim Mehmti e nxjerr lakuriq shpirtin e Sulejman Rexhepit: kujdes, thotë, se islami nuk mund të shërbejë si monedhë për kthim të kusurit, por, islami insiston në rolin e vendimmarrësit. Një vend në parlament! Për Sulejman Rexhepin? I duhet imuniteti, apo! Kjo flet se, e paska humbur besimin në partinë e vet, në BDI-në, prandaj, përmes “kapixhikut”, insiston që të mbërrijë te porta e Kuvendit, sepse, vetëm aty e ke rolin e vendimmarrësit. Bilibic…!

Leave a Reply