Mulla Sula kërkon front opozitar kundër vetëvetes

Sipas të gjitha gjasave Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula, ka vendosur që ta shpëtojë Ali Ahmetin nga katandisja politike, ndërkohë që zoti Ahmeti e ka fare të qartë se afrimi i Sulejman Rexhepit pranë BDI-së në fakt kësaj Partie ia humbë edhe nja 30 mij vota që në përkthim mandatesh do të thotë nja 4-5 deputetë

Shkruan Sokol Kuçi

Nëpër Maqedoni, poshtë e lartë po bredh një shqiptaro-amerikan, i cili një jetë të tërë ia paskësh dedikuar çështjes kombëtare. Shqiptaro-amerikani po mendon se çështje kombëtare na qenka edhe Sulejman Rexhepi dhe Ali Ahmeti. Në rastin konkret shqiptaro-amrikani ka dalur tërësisht i verbër për të mos thënë injorant i thellë i çështjes kombëtare të shqiptarëve të Maqedonisë. Pse?

Me vetë faktin që pranon të manipulohet dhe t’i shkojë në vizitë Sulejman Rexhepit, do të thotë që apriori se ai solidarizohet me bekimin e Sulejman Rexhepit drejtuar Nikolla Gruevskit. Të vizitosh Ali Ahmetin do të thotë që ta “ndërkombtarizoshë” tërë  atë politikë degradues të çështjes shqiptare. Falemnderit zotëri shqiptaro-amerikani dhe, po pate dy kokrra mend nuk do të bëshe me gafe të këtilla kaq të rënda. Nëse të duken bereqet, të qofshin falë dhe, merri me vete, si Sulejman Rexhepin ashtu edhe Ali Ahmetin!

Me emrin e Sulejman Rexhepit janë të ndërlidhura një dyzinë veprimtarishë kriminale, tradhëtie, korrupsioni, vjedhjesh dhe shkatërrimesh në dëm të çështjes kombëtare dhe fetare islame në Maqedoni. Po kaq, nëse jo edhe më shumë përgjegjësi, ka edhe Ali Ahmeti, si lider politik, dhe si vazal i një qeverisje e cila përmes Sulejman Rexhepit dhe familjes së tij ka arritur që t’i sjell mjaft dëme çështjes shqiptare dhe fetare në Maqedoni.

Shqiptaro-amerikani, si profil i fushës së psikologjisë, pa dyshim që ka arritur t’ua “ekzaminojë” trurin si Mulla Sulës ashtu edhe Ali Ahmetit, dhe të kuptojë se janë dy personazhët që i ndërlidhë i njëjti hall: koha e margjinalizimit total të tyre. Shpëtimin mundohen ta gjejnë për një fije të kashtës por, kot! Të gjitha veprimet e tyre, në fakt ju shkojnë në disfavor.

Sulejman Rexhepi, duke e marrur për krahu shqiptaro-amerikanin dhe duke e çuar te Ali Ahmeti, praktikisht tregoi se është me dy këmbë në shërbim të BDI-së dhe i gatshëm që të futet në shtabin e fushatës së kësaj partie. Qysh para zgjedhjeve, analistë dhe gazetarë të ndryshëm kanë sinjalizuar se afrimi i Sulejman Rexhepit kah BDI-a në fakt do të jetë një kob i keq për këtë Parti, sepse, automatikisht, të gjithë ata që nuk e duan Sulejman Rexhepin nuk do ta japin votën për këtë parti, qofshin ata edhe militantë të flaktë. Sepse, urrejtja kundër Sulejman Rexhepit është më e fuqishme se çdo zjarr aderues i militantëve partiakë. Dhe kjo gjë u vërtetua, BDI-ja pa Mulla Sulën prej 18 deputetësh ra në dhjetë me Mulla Sulën.

Afrimi kaq transparent i Sulejman Rexhepit me BDI-në e Ali Ahmetit, në fakt nxitë formimin e një opozite frontale kundër kësaj dysheje tashmë të fundosur keq e më keq. Lufta e kësaj opozite duhet të zhvillohet jo vetëm për ta dëbuar Ali Ahmetin nga pushteti, por për ta flakur nga kolltuku i uzurpuar edhe Sulejman Rexhepin, aleatin e vetëm të Ali Ahmetit.

Sulejman Rexhepi është dashur që ta bindë shqiptaro-amerikanin (natyrisht, nëse nuk është i sponsorizuar) që ta vizitojë edhe ASH-në, edhe PDSH-në, edhe PDK-në, edhe Besën! Por, jo, sepse, Sulejman Rexhepi dëshiron me shpirt që të gjitha këto parti të zhbëhen nga një fitore fatomike e BDI-së së Ali Ahmetit. Gomarit i digjej bishti ndërkohë që thoshte “bëje Zot ëndërr”!

Se Mulla Sula është pozicionuar kah BDI-ja dhe se po i urdhëron të gjithë nëpunësit fetar që të rreshtohen në këtë parti, dëshmojnë edhe shumë ankesa që vijnë nga nëpunësit fetar të BFI-së. Natyrisht, nuk po i gjenë askund ata “lojalistë”, kurse e gjeti vetëm një dhe ia lëshoi kandidatit për kryetar komune ta Çairit nga radhët e BDI-së. Teologu i Sulejman Rexhepit, ai de që nuk guxon të futet në asnjë xhami shqiptare në diasporë, ai de që ka bërë punët më të fëlliqta në xhami deri sa ka shërbyer si hoxhë, ai de që nuk guxoi të pranojë postin e Myftiut të Shkupit, hoxha më kontraversi dhe më i përfoluri në historinë e profesionit “hoxhë” anekënd botës, ky bre që sheh ëndërra në bythë se është bërë shkrimtar duke  glasuar nga mendja e tij e atrofizuar. Njeriu më i refuzuari, njeriu më i papërkrahuri madje edhe nga vetë familja e vet, do të përkrah një subjekt politik?! Allah, Allah! Ruana Zot nga injorantët që janë një shkallë më poshtë se tradhëtarët dhe munafikët.

Leave a Reply