Mulla Sula nuk ndahet dot nga Nikolla Gruevski

Nuk bënte pa marrurr pjesë edhe Sulejman Rexhepi në fjalimin e Vitit të Ri të “kryetarit” të shtetit Gjorgje Ivanovit. Çoç i duket se me këtë rast Ivanovi si baba dimri do të shpërndajë dhurata dhe ky nuk bën pa qenë në një “event” të tillë.

Në fakt, Mulla Sula ka mallë për Ivanovin, nuk mund të durojë pa e parë sa më shpesh. Veç kësaj Sulejman Rexhepi edhe më tej vazhdon ta respektojë urdhërin e adhuruesit të tij, Nikolla Gruevskin, të cilin nuk e ka bekuar rastësisht. Nikolla Gruevski i ka urdhëruar të gjithë deputetët e tij, por dhe njerëzit e tij, të prezantojnë dhe ta madhërojnë fjalimin e presednitit të dërzhavës të zgjedhur me votat e VMRO-së dhe me do vota të BDI-së. Mulla Sula ishte sot në Kuvend edhe për faktin që, të paktën nga distanca ta shuajë mallin e flaktë që e ka për Nikolla Gruevskin. E pa dhe nga ulësja e përshëndeti duke ia bërë me dorë si puritanet hamshorëve tek rrijnë në banak duke ia shterrur pikën e fundit gotave të mëdha në formë fuqie!

Sulejman Rexhepi për asnjë çmim nuk bën pa prezantuar dhe pa e madhruar me prezencën e tij fjalimin e Ivanovit, të cilit madje njëherë e një mot ia ka kënduar ezanin në vesh!

Hiç nuk ka bërë pa prezantuar Sulejman Rexhepi në fjalimin e Ivanovit, të cilin e dëgjonte me ëndje tek fliste kundër gjuhës shqipe, kundër shqiptarëve të Maqedonisë, kundër “Platformës së Tiranës” dhe, kundër Qeverisë së Kosovës. Mulla Sula sikur u përmbush sot me fjalim antishqiptare, si në kohën e komunizmit kur e luftonte “seperatizmin dhe shovenzmin shqiptar”!

Mulla Sula nuk e njohu fillimisht Ivanovin për kryetar shteti, kurse pastaj, sidomos sot, është në gjendje që të dy veshkat me i dhënë për Ivanovin.

Njerëzit e urtë, ata që dëshirojnë t’ia thejnë hundët, shkojnë dhe qëllimisht e dëgjojnë dhe, sapo të përfundojë ai, i ftojnë mediat e vendit dhe, aty për aty, i replikojnë duke ia hedhur përtoke fjalimin.

Mulla Sula jo, sepse seç e ndjenë veten të përmbushur me të tilla fjalime antishqiptare. Apo nuk ka qejf i shkreti të fotografohet me “njerëz të mdhenj”. Nuk lëshohet një rast i tillë ku mund të fotografohet me homologët e vet fetarë por edhe me politikanë, sepse, seç i duket vetja si baba i politikanëve. Veçse Ivanovi i duket baba i politikës, të cilën me aq shpirtë dhe prezencë e madhëron Sulejman Rexhepi.

Nuk ka se pse e bojkoton Gjorgji Ivanovin, sepse, të gjitha qëndrimet e tij kundër shqiptarëve, kundër fesë islame, kundër xhamive të vendit, kudër Ali Pashës së Ohrit, kundër Burmali Xhamisë, kundër çdo elementi islam, në fakt, jan pasqyrim i qëndrimeve të Sulejman Rexhepit, prandaj aq mirë shkojnë në mes vete. Të gjitha këto qëndrime Ivanovi i shlyen me një iftar që ia shtron Mulla Sulës i cili i shijon aq shumë. Natyrisht, sepse gjellrat e mishrat ia shuajnë me verë të kuqe nga rrushi i Kavadarit. E ngreh gjaku Sulejman Rexhepin – prandaj nuk mungon në fjaimet e Ivanovit.

Leave a Reply