Mulla Sula si dëmi më i madh i çështjes kombëtare

Pavarësisht se kush ia shkruan kollumnet, Mulla Sula në momentin që i nënshkruan ato, ai i merr mbi vete të gjitha përgjegjësitë dhe konsekuencat që dalin nga fjala e shkruar. Ai këtë plagjiat tipik e bën me vullnet të plotë, pa e detyruar askush dhe pa e manipuluar asnjëri. Thjesht, kështu ia ka ënda, mu si personave me orientim të ndryshëm seksual

Shkruan: Zeqie Veseli

 

Sulejman Rexhepi, i vetëshpalluri lider fetar i myslimanëve të Maqedonisë, i njohur që nga koha kur punonte në ministrinë e punëve të brendshme maqedonase si Mulla Suljo, së fundmi na doli me një kollumne të titulluar “Çka na duhen këto sherrnaja”, të cilin e botoi në 3-4 portale të cilat po i paguan trash që t’ia botojnë shkrimet “autoriale” por jo edhe ato shkrime që shkruhen kundër tij! Që në këtë moment Mulla Sula na del si nëna e sherrnajave (a thua prej cilës birë e nxori këtë fjalë që nuk e ke as te gjuha e Fishtës por as te gjuha e Kadaresë, as në Fjalorin Drejtshkrimor dhe as në Fjalorin e Gjuhës Shqipe). Njeriut që bën “sherrnaja”, sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe, i thonë sherrbudalla!

Mulla Sula, duke zbritur në nivelin e një analisti adoleshent, duke dashur që të aktrojë një shkrimtar të respektueshëm kombëtar, duke dashur që të përdëftohet si një “kollumnist i regjur”, në fakt shpërfytyrohet në një snob që luhatet në mes të demagogut dhe pordhashitësit, duke shënjestruar një “fenomen” ndër shqiptarët që nuk e paskësh asnjë popull në botë. Sipas Mulla Sulës, kombi shqiptar na qenka populli më i përçarë dhe me shumë divergjenca, popull që i bën karshillëk njëri tjetrit!

Të etiketohet një etni në këtë formë, nga një “lider fetar”, kjo do me thënë tradhëti e rëndë kombëtare. Lideri nuk guxon të flasë, aq më pak të shkruaj, me aq negativitet kundër popullit të vet. Nuk ka në botë, lider politik apo fetar, që trajton tema të denja për ndonjë intelektual të pavarur, për ndonjë analist, për ndonjë studiues qoftë sociolog apo antropolog. Liderët flasin fjalë shumë të mëdha, madje glorifikuese, për popullin e vet. Liderët e mirëfilltë përcjellin mesazhe dashurie, paqe, mesazhe për perspektivë të lumtur, me plotë dashuri e devotshmëri.

Mulla Sula duke etiktuar kombin shqiptar, duke shpalosur negativitete dhe duke e portretizuar etninë shiptare si popull me shumë “sherrnaja”, në fakt ai vetëmsa e përforëcon tashmë konstatimin e pamohueshëm se Mulla Sula është dëmi më i madh që i ka ndodhur kombit shqiptar. Duke qenë i dhënur pas bekimeve, me bekimin e tij, me miratimin e tij dhe me koperimin e tij, kombit shqiptar në Maqedoni dhe më gjërë i kanë ndodhur cunami fatkeqësishë të cilat shumë shpejt do t’i nxjerrin në breg pasojat e parikoperueshme për çështjen tonë kombëtare. Nga kjo katastrofë etnike natyrisht që nuk do të amnistohen asnjëri nga lidërët dhe liderçiçët që e kanë ndihmuar, që e kanë përkrahur dhe që i janë ulur në prehër manjakut potencialisht të lindur për “sherrnaja”!

Mulla Sula kapet për çështje të mëdha, me qëllim që ta defokusojë problemin qenësor! Nuk ka pëllëmbë në tokë ku ka aq “sherrnaja” sa ka në vetë BFI-në të cilën Mulla Sula tashmë e ka shndërruar në firmë privato-familjare. Nuk ka ditë, nuk ka javë e muaj, nuk ka vite e decenie që kur Mulla Sula është në BFI e ku nuk ka shkaktuar aq shumë “sherrnaja”! Fletë për të gjitha ndasitë dhe divergejncat, kurse nuk flet për ato ndasi e përçarje që i shkakton vetë ai. Janë shekullore “sherrnajat” e Mulla Sulës që i pat shkaktuar me “grupin e Tetovës”: Alifikri Esatin, me Haki Agushin dhe Nexhati Limanin, të cilët, ndonëse i pat shpallur udbashë e mercenarë, i uli në prehër duke ju dhënë poste fiktive! Janë po aq shekullore “sherrnajat” e Mulla Sulës që i shkaktoi me Mulla Zekirja Bajramin, imamin e Sulltan Muratit! Janë po aq shekullore “sherrnajat” që i pati me imamin legjendar të Sllupçanit, Mulla Jakup Hasipin! “Sherrnaja” të tmerrshme ishin ato që Mulla Sula i shkaktoi me tashmë të ndjerin, H. Jakup ef. Selimovskin, me Zenun Berishën etj. Janë të paharrueshme “sherrnajat” që Mulla Sula i shkaktonte gjithnjë ndër vite me myftitë e Myftinisë së Shkupit, dhe, së fundmi, rrezikohet që “sherrnaja” e Mulla Sulës me ish-sekretarin e BFI-së Afrim Tahiri, të jetë fatale për Mulla Sulën dhe për BFI-në, duke mos eliminuar pasojat e rënda që do të bijnë mbi çështjen kombëtare pikërisht nga ky ves djallëzor i Mulla Sulës.

Më poshtë do të sjellim një pasus të kollumnës së Mulla Sulës të cilën do t’ia komentojmë me katër-pesë fjali. Është e pamundur që një lider mendërisht i shëndoshë të rezonojë kështu:

“I mbetur në mes të asgjësë, me një sistem të kalbur arsimor, me shkolla e universitete që po prodhojnë “analfabetë me diploma” (çdo respekt për përjashtimet), i ekspozuar ndaj ndikimit të dhunshëm të mediave jo profesionale  dhe të “analistëve e ekspertëve” të vetëshpallur, ekonomikisht i varur nga grazhdet partiake, njeriu i rëndomtë nuk ka se si të mos bëhet pre e thashethemnajave, përçarjeve dhe sherrnajave nga fillimi i këtij teksti.”

– Një sistem arsimor e ka edhe Mulla Sula në Medresenë e vet si dhe në Fakultetin e tij që i ka degraduar deri në vlerësim personal se aty prodhohen “analfabetë me diploma”;

– Qenkemi të ekspozuar dhe nën ndikim të dhunshëm të mediave jo profesionale, ndërkohë që Mulla Sula derdhë para të majme nga buxheti i BFI-së duke i korruptuar pikërisht këto media;

– Qenkemi ekonomikisht të varur nga grazhdet partiake?! Po vetë Mulla Sula nuk ka lënë grazhd partiak pa i futur turinjtë dhe pa i mjelur për interesa ekskluzivisht personale;

– Të gjitha këto dukuri po na shpikëkan në “thashethemnaja” dhe “sherrnaja”?!?

Në fakt, vetë Mulla Sula është burimi i “thashethemnajave dhe sherrnajave” që po e dëmtojnë rëndë trungun kombëtar. Nuk ka të drejtë Sulejman Rexhepi që të kërkojë nga ne që gjetkë ta kërkojmë katastrofën që po i kanoset etnisë sonë. Të paktën, këtu në Maqedoni, katastrofa e etnisë sonë është vetë Mulla Sula. Kjo e vërtetë tashmë është e vulosur dhe katërcipërisht e vërtetë. Nuk e shohin vetëm  snobët që luhaten në mes të demagogut dhe pordhashitësit. Është edhe një grup tjetër që nuk e honepsin këtë të vërtetë! Ata janë urrejtësit e shqiptarisë. Profili i tyre është pikërisht si profili i Mulla Sulës.

Leave a Reply