Mulla Sula si letër lakmusi

A dështoi aksioni humanitar i Mulla Sulës, dedikuar shqiptarëve të Shqipërisë së përmbytyr nga shirat e këtij dhjetori, apo, ky aksion dëshmoi edhe një herë për babëzinë e Mulla Sulës si dhe për veprimet e tij kontinuitive antikombëtare. Të gjithë ata që po i shërbejnë këtij njeriu, një ditë jo vetëm që do të turpërohen por do të akuzohen edhe si bashkëpjesmarrës në krimet finansiare të ngritura nga Ali Baba i tyre me 40 hajdutët

Shkruan Andi Mustafaj, Tiranë

 

Nuk ka gjest, veprim apo aksion i Sulejman Rexhepit i cili paraprakisht të mos jetë i lexueshëm, si letra e lakmusit! Dhe, çdo lëvizje, absolutisht çdo lëvizje e tij është në kundërshtim të plotë me parimet islame, me primet e moralit shqiptar dhe me parimet e etikës së përgjithshme njerëzore.

Mulla Sula tashmë disa herë ka dëshmuar se, çdo lëvizje, çdo vendim, çdo aksion fetar apo kombëtar duhet të jetë ekskluzivisht interes i tij personal. Nëse nuk është interes i tij, atëherë, nuk ka aktivitet, të gjitha i shpallë të kota.

Që nga viti 2015 e këndej, që kur e inskenoi prishjen e raporteve me ish-sekretarin e BFI-së, Afrim Tahirin, që kur e largoi këtë personalitet të cilin e llogariste si pengesa kryesore e veprimeve të veta të shlirshme në llogari të interesit personal e familjar, Mulla Sula nuk ka ndërmarrë asnjë hap i cili nuk ka qenë në kundërshtim të plotë me aktet normative të BFI-së, me ligjet pozitive të vendit, me parimet e fesë islame apo me etikën njerëzore.

Një dyzinë aksionesh të ndërmarra që nga vit 2015 e që kanë qenë ekskluzivisht interes i tij personal e familjar, ka bërë që sot BFI të jetë buzë falimentimit. Mulla Sula gjithnjë e më shpesh po e përsërit një fjali sinjifikative në mesin e shokëve të vet “llapaçë”: “nëse nuk siguroj rrogë dy muaj rresht, atëherë tërhiqem dhe bëni vetë çka të doni”! Mulla Sula do të tëriqet dhe punëtorët e BFI-së të bëjnë vetë çka të duan. E para gjë që do të bëjnë do të jetë skanimi i pasurisë së tij e paligjshme dhe konfiskimi i tërë asaj pasurie të vjedhur nga pasuria vakufore.

Mulla Sula, ka zhvilluar, veç të tjerash, edhe disa aksione humanitare në emër të BFI-së , të cilat, që të gjitha, absolutisht që të gjitha, deri në centin e fundit, kanë hyrë në xhepi e tij që gjason në një thes gjigant. Aksioni humanitar për në Somali, për Siri, për Tetovë, për në Lagjen e Trimave, për në Hasanbeg, në të cilët vende nuk është dorëzuar as 0,01% e asaj që është grumbulluar nga shqiptarët myslimanë. Të gjitha kanë përfunduar në xhepat e tij, në ndërtim të shtëpive të fëmijve, të dhëndrit, në makina nipave, në llaptopë, tabletë e celularë që mund të vërehen vetëm në duart e personave super të pasur, me të ardhura mujore prej 40-50 mij euro. Mulla Sula në muaj shpenzon nga 400-500 euro duke paguar masazhere të ndryshme; me dhjetra mijëra euro në muaj fëmijët e tij harxhojnë në mirëmbajtje makinash, nëpër bastore, nëpër kazino, nëpër hamame e sauna, nëpër hotele e qejfe të denja për familje të shthurura.

Të gjitha këto veprime tshmë i dijnë myslimanët e vendit. Të gjithë e kundrojnë Mulla Sulën e lexueshëm tamam si një letër lakmusi. Nuk i përgjigjen më thirrjeve të tij. Thirrjet e tij gjithnjë e më shumë bëhen të pazëshme për veshët e myslimanëve të vendit. Mulla Sula bojkotohet gjithnjë e më shumë, si nga popullata myslimane ashtu edhe nga bashkëpuëntorët e tij. Bojkotimi i fundit, me gjasë, do të ngelë ky kundër apelit të vakët dhe të turpshëm të Mulla Sulës për ta ndihmuar popullatën shqiptare në Shqipëri pas vërshimave katastrofale të këtij muaji. Apeli nuk ishte institucional, jo në emër të BFI-së, ishte apel personal, sikur i një udhëheqësi të një organizate joqeveritare, si një nga ato qindra të tjera që funksionojnë në shoqërinë tonë. Nga forma e apelit të Mula Sulës qartë shihej se ai ishte personal por me guxim për të thënë se do të bëj përpjekje për t’i keqpërdorur imamët dhe xhamitë e vendit.

Fatmirësisht, imamët, qindra prej tyre anekënd vendit, kishte nga ata që ngurronin për ta publikuar apelin e Mulla Sulës dhe për ta shpallur si aksion javor nëpr xhami, kishte nga ata që e bojkotuan këtë aksion duke e llogaritur si personal të Mulla Sulës dhe, kishte nga ata imamë të clët nuk guxojnë ta zënë ngoje emrin e Mulla Sulës para xhematit të tyre. Kësisoj, mund të konkludohet se aksioni gjithëkombtar i inicuar personalisht nga Mulla Sula ka dështuar plotësisht. Kjo për më tepër shihet nga një shënim i mbajtur në sofrën e Konakut të Mulla Sulës ku janë evidentuar mjetet e grumbulluara në secilën Myftni. Kështu, Myftinia e Shkupit ka dorëzuar 1300 euro, përkatësisht, xhami Isa Beu 220 euro, e Jahja Pashës, 245 euro, e Mustafa Pashës 180 euro, e Sultan Muratit 95 euro, xhamia e re në Çair 285 euro dhe një shumë e papërfillshme nga xhamitë e tjera të territorit të Myftinisë së Shkupit. Nga Myftinia e Tetovës janë dorëzuar 2450 euro, nga e Gostivarit 1750 euro, nga e Kumanovës 650 euro, nga e Strugës 870 euro, nga e Dibrës 450 euro dhe 1650 nga myftinitë e tjera më të vogla. Gjithësej 8030 euro! Ose, kjo listë është mbajtur shënim me këtë shumë të hollash sa për të raportuar se sa janë grumbulluar! Mund të ketë ndodhur që Myftinitë të kenë dorëzuar shumëfish më tepër por që dokumenti me shumë prej 8030 euro duhet të protokolohet në arkivin e BFI-së.

Njohësit e Mulla Sulës thonë se, duke qenë i pamend dhe duke qenë skajshmërisht i sëmurë nga xhelozitë e pashërueshme, ekziston mundësia që ai të përgatisë një hakmarrje kundër Skënder Bruçës, Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Mulla Sula paska qenë tepër shumë i fyer nga aksioni i KMSH-së me rastin e tubimit të ndihmave në të holla për shqiptarët e Hasanbegut, për të cilët KMSH i dorëzoi 20 mij dollarë. Kësaj radhe Mulla Sula sipas të gjitha gjasav paska vendosur që t’i dorëzojë vetëm 10 mij dollarë! Inatin e ka pretekst të vjedhjes së një shumë relativisht të madhe që është grumbulluar.  Ka zëra që thonë se Myftinitë kanë grumbulluar dhjetëfishin e asaj që e kanë dorëzuar te Mulla Sula, sepse, që të gjithë janë të vetëdijshëm se ato ndihma do të përfundojnë në xhepin e Mulla Sulës. Prandaj, myftitë po gjejnë forma të ndryshme për ta bojkotuar Mulla Sulën e babëzitur. Mulla Sula ngeli i vetmuar në apelin e tij, sepse apeli i tij nuk u shoqërua me asnjë ligjeratë nëpër xhami, me asnjë sensibilizim të opinionit të gjërë për javën e aksionit humanitar, asnjë debat televiziv, asnjë emision dhe asnjë fushatë tjetër që do të fliste për përkushtimin e Mulla Sulës rreth këtij aksioni dedikuar shqiptarëve të përmbytur në Shqipëri. Nëse arrinë të konfirmohen zërat që dëgjohen rreth këtij apeli kaq të vakët të Mulla Sulës, atëherë ky njeri duhet të kryqëzohet po të gurëzohet si antikombëtari më i madh në fytyrë të tokës. Flitet se, sapo ka kuptuar që pjesa absolute e shqiptarëve të përmbytur në jug, sidomos në Novo Sellë janë shqiptarë të përkatësisë fetare ortodokse, sakaq kanë punuar telefonatat e tij duke kërkuar që mos të angazhohen shumë rreth këtij aksioni të ndërmarrur sa për sy e faqe! Edhe ditën kur janë dorëzuar shuma e grumbulluar nëpër myftinitë e vendit, disave ju ka thënë që mos ta bëjnë shumë të madhe faktin që nuk do të dorëzohen të gjitha mjetet e grumbulluara, epse, sipas Mulla Sulës, ato para më mirë është të ngelin në BFI së sa të shkojnë te “qafirat ortodoksë”! Ky është Mulla Sula, këta janë bashkëpunëtorët e tij të cilët, duke i bërë lajka Mulla Sulës, po harrojnë se po bëhen bashkëpjesëmarrës në krimet finansiare që po ua ngritë “prijësi i tyre”, Ali Baba i 40 hajdutëve, Mulla Sula i dështimeve të njëpasnjëshme!

Leave a Reply