Mulla Sula si një zevzek i hutuar

I xhindosur deri në çmendi, Mulla Sula sillet tamam si Ivica Daçiqi gjatë Ansamblesë së këtoditshme të Kombëve të Bashkuara, tek i afrohet Presidentit Amerikan, Donald Trampit për një nënshkrim. Sa për të dëshmuar se amerika është me Daçiqin, apo!!!

Zevzeku, Mulla Sula i xhindosur, dy gurë bashk nuk i lë vetëm e vetëm për të dekoruar figura politike që kanë sado pak ndikim në organet e gjyqësorit e që do ta shpëtojnë nga një sërë procedurash gjyqësore të cilat në kushte normale do ta mbyllnin në biruc që moti!

Mulla Sula thotë që së shpejti do t’ia japë dekoratën Kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferit, edhe atë gjatë inagurimit të objektit të ri të Medresesë për femra në Gostivar. Natyrisht që aty z. Talat Xhaferi do të shkojë dhe do ta marrë atë dekoratë. Do të shkojë për shkak se do të jetë në fushatë ku do ta ndihmojë mikun e vet për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejtën, në të cilën fushatë me dy këmbë është futur edhe Mulla Sula, kurse do ta marrë atë shpërblim sepse i duhet për satisfakcion moral. Qëllimi i refuzimit në akademinë solemne u arrit! Z. Xhaferi nuk deshti që të bëjë dëm politik, kurse efektin politik do ta arrijë tek kur do ta marrë dekoratën me rastin e inagurimit të Medresesë.

Mulla Sula kahdo që të sillet, kunxhin e ka pas vete. Kot e ka, nuk mund t’i shpëtojë, sepse është futur në vorbullën politike ku kunxhi ta ndjekë gjithnjë pas, derisa ta mbështesë mirë për muri të vorbullës.

Por assesi nuk mund ta justifikojë motivacionin e këtij dekorimi siç nuk mund ta mohojë as aktivitetin propagandistik të “Skopsko Pivo”. Kryetari i Kuvendit nuk do të dekorohet publikisht, në një akademi solemne nga një individ kundër të cilit ka të ngritur procese gjyqësore për vepra kriminale, por, Kryetari i Kuvendit mund ta pranojë një “dekoratë” qoftë kjo edhe me titullin “Myfti Vebi Dibra” nga një njeri i cili kësisoj mundohet që t’i fsheh gjurmët e veprimtarisë së vet prej krimineli ordiner. Devalvim total i dekoratës, i dekoruesit dhe i të dekoruarit!

Leave a Reply