Mulla Sulë, xhamitë nuk janë mjet manipulimi, janë Shtëpi të Zotit

6 / 100 SEO Score

(Rreth kollumnes së fundit të Agim Mehmetit, “Xhamitë s’janë për karshillëk, janë shtëpi të Zotit”, të cilën e nënshkruan me pseudonimin “h. Sulejman ef. Rexhepi”, me të cilin manipulon për të përhapur informata të rreme, sipas porosive të “klubit të iluminatëve” dhe interesit të Mulla Sulës)

Shkruan Dr. Zeqie Veseli

Sapo u botua kollumna e fundit e Agim Mehmetit, të cilën e nënshkruan me emrin e pronarit të tij, h. Sulejman ef. Rexhepi! Dhe, as në këtë rast nuk kuptohet se kush ka qejf më të madh për të gënjyer: Agim Mehmeti apo Mulla Sula! Nëse Agim Mehmetit aq i bëhet për të vërtetën, nëse ai ka detyrë nga “klubi” i tij ku aderon tash e dy vite, veç tjerash, edhe për të përapur dezinformatë, për t’u tallur me vlerat e islamit, të paktën, Sulejman Rexhepi duhet t’i hapë sytë dhe mos të pranojë të nënshkruajë diçka që nuk është e vërtetë! Apo, edhe këtij i konvenon rrena, edhe atë nën stigmën “efendi Rexhepi”! Po ku ka në botë ku autori i shkrimit nënshkruhet me “efendi”! Vetëm te Sulejman Rexhepi, sepse mendon se me këtë epitet rrena e tij bëhet hallall!

Kësaj radhe si lajtmotiv kishte zgjedhur Xhaminë “Ali Pasha” të Ohrit, të cilës këto ditë iu inagurua njëra prej dy minareve të shkatërruara në periudhën e Mbretërisë serbe të shtrirë deri në Ohër! Agim Mehmeti mund të mos e dije por ama Sulejman Rexhepi e di fare mirë faktin që, kjo Xhami përherë ka qenë aktive, aty përherë është thirrur ezani, aty përherë është falur namazi! Prandaj, është dezinformatë e pastër, është gënjeshtër e kulluar, është mohim i një të vërtete të pamohueshme, kur thuhet nën pseudonimin “h. Sulejman ef. Rexhepi”: “I tërë opinioni ynë dashamirës, të gjithë besimtarët muslimanë dhe të gjithë njerëzit vullnetmirë, javën e kaluar e përjetuan me kënaqësi dhe gëzim të veçantë hapjen e pritur kahmoti të xhamisë të Ali Pashait në Ohër”! Si e para, kjo xhami nuk është e Ali Pashait por, është, thjesht, Xhamia “Ali Pasha” e Ohrit! Nejse, është punë gramatikore dhe semiotike kjo, çështje këto të panjohura sot e njëmijë vite për Sulejman Rexhepin. E dyta – Kjo xhami… u ringjall…”!!! Si mund të thuhet u “ringjall xhamia” e cila, tërë Ohrin, të gjithë myslimanët e botës, i ka dëshmitarë se ka ekzistuar aty që nga themelimi i vet dhe se ka qenë e gjallë, me plotë gjallëri brenda, me plotë ibadete e lutje drejtuar Allahut të Madhërishëm? Pse kjo dëshirë patologjike për të gënjyer kaq shumë, për ta mohuar të vërtetën, pse kjo sëmundje me simptome të sklerozës e Sulejman Rexhepit për të kujtuar se islami në këto anë ka lindur dhe është zhvilluar vetëm pas angazhimit të Sulejman Rexhepit si “nëpunës fetar”! Këtë gënjeshtër të rëndë e tha edhe këto ditë në takimin e imamëve të Shkupit (faktet flasin se ai më tepër ka qene polic e fuks se sa teolog)! Sulejman Rexhepi insistonte bash si i sëmurë se, në Shkup islami ka pasur “hyzmet” nga disa teologë analfabetë dhe se, me kyçjen e tij islami paska përjetuar hov të madh në zhvillimin e vet “autokton”! Si e “ringjalli këtë xhami” Sulejman Rexhepi? Pse nuk e ringjalli Xhaminë e Imaretit në Kalanë e Ohrit? Pse nuk po e rringjallë xhaminë e djegur në Prilep! Po atë në Shtip e cila me heshtjen e tij u shndërrua në kishë?! Pse nuk po e ringjallë Xhaminë në Llazhec. Ç’u bë me ringjalljen e Burmali Xhamisë?! Minarja e Xhamisë “Ali Pasha” në Ohër është, për më tepër, sukses i ndërhyrjes politike të Shtetit të Turqisë, i cili, përveç ndërhyrjes politike ka ndërtuar dhe finansuar komplet projektin! Atëherë – ku na qenka këtu kontributi “patriotik e fetar”i Sulejman Rexhepit?! Prandaj është gënjeshtër e madhe, nëse jo llapsuz i një të sëmuri mendor, kur Sulejman Rexhepi thotë: “Institucioni ynë dhe besimtarët muslimanë nuk kanë as më të voglin pretendim që të shkaktojnë shqetësim e pakënaqësi te jomuslimanët duke e ringjallur një shtëpi të Zotit…”, sepse kjo Shhtëpi ka ekzistuar, aty kanë shërbyer me përkushtim e devotshmëri hoxhallarë të cilët edhe sot e kësajdite i thonë Mulla Sulës “lehtë e ke të jeshë mysliman në Shkup, eja në Ohër!” Le ta sjellim këtu edhe një fjali të Sulejman Rexhepit, i cili, sipas të gjitha gjasave, tashmë kah fundi i fuqisë së vet të pordhaftë, e pranon se ka gabuar rëndë duke e njollosur shumë keq edhe islamin por edhe shqiptarinë! Sulejman Rexhepi, në këtë kollume të shkruar nga Agim Mehmeti, thotë: “janë të padurueshme dhe ofenduese pallavrat dhe budallalliqet sipas të cilave kinse “ edhe në këtë xhami sikur në të gjitha të tjerat do të përhapet urrejtja dhe ekstremizmi…”! Këto nuk janë pallavra, nuk janë budallalliqe, por, thjesht, janë konstatime prej një udbashi të vetë Sulejman Rexhepit, i cili, këtë vlerësim e jep gjithnjë dhe në çdo kohë kur xhamitë i dalin nga kontrolli (Sulejman Rexhepi, absolutisht, asnjë xhami nuk kontrollon, ai vetëmsa i kërcënon ata që shërbejnë nëpër xhami dhe jo Sulejman Rexhepit). Në raste të tilla, Sulejman Rexhepi fton policinë që të intervenohet në ato xhami, ku predikojnë teologët shqiptarë, ku falen shqiptarët, sepse, aty po na u “kultivuaka ekstremizmi dhe radikalizmi fetar”! Për këtë lojë policore antishqiptare të Sulejman Rexhepit do të flitet më gjërësisht një herë tjetër! Gënjeshtrat me pasoja për kombin, të cilat Sulejman Rexhepi i justifikon si produkte të diagnozës së tij shizofrenike, apo të “pleqërisë së matufosur”, duhet të deshifrohen të gjjitha, sepse brenda tyre ka plotë hile që shkojnë në dëm të shqiptarisë dhe islamit në këtë nënqiell.

Leave a Reply