Munafiku gebelsian i Sulejman Rexhepit

4 / 100 SEO Score

Ky ësht titulli i librit i cili sapo u fut në procesin e botimit. Redaksia e botimeve të Korporatës për produksion, informim dhe botim “1kliklarg”, ka vendosur t’i përmbledhë të gjitha recensionet e Dr. Zeqie Veselit, të botuara në “1kliklarg”, dhe të shkruara si refleksion mbi kollumnet e Agim Mehmetit, lustraxhiu i dosjeve komuniste, i cili, në emër të zbulimit të bashkëpunëtorëve të UDB-së, mori më qafë aq shumë njerëz (që të gjithë u shpallën të pafajshëm nga Gjykata e Strasburgut, Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut), ndërsa ky lustraxhi me jaranat e tij, e amnistoi Sulejman Rexhepin që një ditë madje edhe të na e bëjë kollumnistin më të madh shqiptar, duke shkruar në emër të këtij udbashi kollumna nga më bajatet.
Sulejman Rexhepi ësht pa dyshim figura më kontraverse dhe më e rrezikshme e shoqërisë shqiptare. Sepse, ai vepron dhe manipulon në emër të fesë, sepse këtë sjellje të paedukatë ia ka mundësuar vetes që kur e uzurpoi BFI-në duke u vetëshpallur si “mbret i përjetshëm” i këtij Institucioni! Për t’u shpërfytyruar në “engjëll” ai e angazhon “gazetarin” e vet personal për t’i shkruar kollumna, si formë e shkrimeve publicistike që përmbajnë shigjeta të shumta sidomos kundër pushtetit i cili, assesi të marrë masa kundër tij si person i dyshimtë për shumë vepra penale, që nga uzurpimi i Institucionit e deri te kriminalizimi total i Insitucionit. Në rastin konkret, kllumnat e Agim Mehmetit të nënshkruara nën pseudonimin “h. Sulejman ef. Rexhepi”, nuk janë “arma më e mirë mbrojtëse”, por, janë si “rrema dushku” për t’i fshirë gjurmët e bashkëpunimit me pushtetin dhe me djallin në sendërtimin e përcaktmeve të përbashkëta për rrënimin total të të vetmit Institucion fetar islam në Maqedoninë e Veriut. Këtë dukuri e trajtojnë edhe këta recensione mbi kollumnet e Agim Mehmetit i cili përpiqet të na e paraqesë Sulejman Rexhepin si “kalibër i Faik Konicës”! Pëcaktimet dhe veprat personale janë ato që ta sigurojnë vendin meritor në shoqëri.
Sot, shkrimtri austriak, Peter Handke, ndonëse mori Çmimin Nobel në letërsi, askush në botë nuk po e përfol si shkrimtar të kalibrt botëror, sepse përcaktimet e tij promillosheviqian, në shoqërinë botërore ia siguruan vendin në llozhën e dashamirëve të monstrave njerëzor! Përcaktimi i tij për adhurim të krimit e ka turpëruar edhe shoqërinë austriake, e cila nuk arriti që t’i gëzohet suksesit të madh të figurës së letrave kombëtare!
At Zef Pëllumbi ishte nja gjysëm shekulli në burg, i akuzuar si “armik i popullit shqiptar”, por nga aty doli si gjeniu i kombit sepse përcaktimi i tij fetar e kombëtar ishte që t’i shërbejë fesë dhe kombit jo shërbimeve nëntokësore antifetare e antikombëtare.
Recensionet e Dr. Zeqie Veselit të shkruara për kollumnat e Agim Mehmetit e të botuara gjatë tri viteve të fundit (2017-2019) në “1kliklarg”, vënë në spikamë pikërisht dukuritë, të cilat, gjithësesi që kurdoherë, do të vihen në sitën e imët të historisë kombëtare!
Të shkruara me një mprehtësi të theksuar intelektuale, me një gjuhë dhe stil të njëtrajtshëm e linear, këto reçensione janë mbarështruar në atë mënyrë sa, leximi i tyre të mbanë të koncentruar duke të nxitur në një lexim pa frymë, nga faqa e parë e deri në fund.
Pas kompletit prej pesë titujve, që janë koleksion i shkrimeve të botuara në mediat shqiptare e të huaja e që zbërthejnë karakteri antinjeri, figurën më kontraferse shqiptare si dhe veprimet më të ulta të Sulejman Rexhepit të kryera në emër të fesë e të kombit, lexuesit shqipar së shpejti në duart e tyre do ta kenë edhe librin “Munafiku gebelsian i Sulejman Rexhepit” i cili është në vazhdën e pesë titujve që merren me këtë person nga më të mikluarit e të gjitha pushteteve të cilët i kaloi Maqedonia e Veriut si shtet!

Leave a Reply