Murrizi pas takimit me ambasadoren e SHBA: Nuk e votojmë Reformën Zgjedhore

Zgjati rreth 90 minuta takimi i ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim dhe deputetëve të opozitës parlamentare, me fokus reformën zgjedhore.

Në përfundim të takimit, Myslim Murrizi deklaroi se 39 votat e opozitës parlamentare do të jene kundër kësaj marrëveshjeje, me argumentin se nuk janë plotësuar kushtet.

“Një takim miqësor ku në emër të tre grupeve shprehëm qartë votën tonë kundër pazarit të atyre që kanë marrë peng zgjedhjet. U thamë nuk votojmë asnjë lloj pazari. Kërkojmë lista të hapura, në të kundërt 39 votat tona në Kuvend s’janë për reformën. S’votojmë asgjë në Kuvend.Nuk u lamë hapësirë kërkesave të saj. Qëndrimi ynë është i palëkundur, nuk kërkojmë asgjë vec asaj që kemi kërkuar; administratë zgjedhore, lista të hapura dhe votën e emigrantëve.

Leave a Reply