Mutacioni i aktiviteteve pandemike në BFI-në e Shaqir Fetait

Gjashtë muaj rresht Shaqir Fetai u ekzaltua me urime e përshëndetje të porositura sa për ta mbuluar tradhëtinë që ia bëri BFI-së! Tradhëti është edhe imponimi dhe mbjellja e një praktike joinstitucionale. Për shembull, ushtrues detyre! Tani që ëshët bërë i “plotëfuqishëm” ky aktivitet do të zgjasë një vit, sepse, si do t’i “institucionalizojë” të gjitha ato shkelje kushtetutare, si rezultat i “mësimeve partiake”

Shkruan Astrit Gashi

Janë nja 200-300 veta, hajde, le të jenë edhe 500 veta, qe 1000, që deri më sot i kanë shprehur urimet dhe përshendetjet farse për Shaqir Fetain i cili u instalua në BFI si “reis”, falë angazhimit perfid të koalicionit qeveritar LSDM-BDI! Mbi 80 për qind të këtyre urimeve dhe përshëndetjeve të myslimanëve të vendit dhe nga jashtë ishin me porosi të Shaqi Fetait, ashtu siç bëri edhe në variantin e par të instalimit të tij në BFI jashtë të gjitha akteve normative të këtij Institucioni.
Shaqir Fetait i duhen këto lëvizje, sepse, ai është i bindur se me këtë gjest do të arrijë që ta zvetënojë bindjen se ai është i paligjshëm, pa legjitimitet, i kontrabanduar, i kontestuar dhe i instaluar nga lojërat e pandershme të partisë “myslimane” në pushtet, por që vjen si porosi e recidivave të UDB-së.
Komentet negative, janë shumëfish më tepër në numër se sa ata që ia shprehin urimet dhe përshëndetjet e porositura, janë shumëfish më të ashpra, më ofenduese, më reale, më objektive dhe më meritore. Shprehur në përqindje, nuk janë më shumë se sa 0.5 për qind e myslimanëve të vendit. E madhe është urrejtja e mbi 99.95 për qind e myslimanëve të vendit që e shprehin ndaj Shaqir Fetait. Për më tepër, Shaqir Fetai me këtë levizje idiotike nuk mund ta relativizojë profesionin e tij parësor prej udbashi nën pseudonimin “ORAO”!
Sikur ¬çdo ditë, të vijnë e ta urojnë nga nja 1000 myslimanë, prap nuk do të mund ta shlyej këtë njollë e cila nuk mund të prodhojë simpati, por, urrejtje të pakufizuar. Shaqir Fetai është vetëm çështje kohe kur do të fillojë ta ndjejë këtë peshë të papërballueshme të urrejtjes masovike të shqiptarëve dhe myslimanëve të vendit. Ekzibicionet e tij prej hipokriti, zhonglimet e tij prej demagogu, salltat e tij prej palaçoje, nuk mund t’ia kamuflojnë asnjë djallëzi Shaqir Fetait.
Shaqir Fetai po ndjenë se po shterron avazi i urimeve dhe përshëndetjeve të porositura. Tani ka shpikur një model të ri të këtij “aktiviteti”, sepse, ai gjithnjë e më tepër po këndellet dhe po vetëdijësohet se ka bërë gabim, mëkat dhe haram të madh me shkeljet kushtetutare si dhe të akteve normative të BFI-së. Ky fakt po e mundon, ky fakt po e vret përditë e nga pak, po e dërmon e po e shkatërron së brendshmi. Prandaj ngushëllim gjenë në shtimin e kësaj djallëzie: nuk është i djallëzuar vetëm Shaqir Fetai, por edhe të tjerët. Kanë filluar t’ia kërkojnë borxhet, qoftë si mjete materiale, qoftë si premtime. Kanë filluar të nxjerrin kokë kërcënimet ndaj “reisit” rrencak, i cili, nuk mund t’i durojë, prandaj e stimulon vazhdimin e urimeve dhe përshëndetjeve të cilat shërbejnë si lëkurë qengji për veshjen e ujkut!
Kohëve të fundit, ka inicuar përshëndetjet dhe urimet “kolegiale” të myftive shprehur ndaj “reisit”! Tani, ky epizod përfundoi dhe, këto urime dhe përshëndetje duhet të marrin tjetër dimension: të urohen dhe të përshëndeten “kolegialisht” “myftinjtë e zgjedhur dhe të emëruar”, nga Shaqir Fetai. Sepse, me këtë lëvizje Shaqir Fetai mendon se do të justifikohen shkeljet procedurale dhe kushtetutare që i ka bërë me këto “emërime të myftinjëve”! Pra, Shaqir Fetai pret që të falet, të urohet dhe të bekohet për këtë djallëzi, për këto lëvizje joinstitucionale, jo legale dhe ilegitime. Myftia ilegjitim i Shkupit përshëndet “myftinë” e Manastirit, po i njëjti përshëndet edhe u.d. myfti i Gostivarit? A e mban në mend Shaqir Fetai se ku ka pasur u.d. myfti në historikun e BFI-së, apo, a mund të na gjejë se në cilin akt normativ nënvizohet ky “post”! Shaqir Fetai bën shkelje të rënda kushtetutare dhe pastaj inicon “aktivitete” që të përshëndeten këto shkelje nga bashkëpunëtorët e vetë, duke menduar se kësisoj harami parcializohet, shpërndahet te të gjithë dhe më pak do të peshojë në shpitin e Shaqir Fetait. Po ashtu, shkeljet kushtetuese të Shaqir Fetait apllaudohen edhe nga “kryetari i përjetshëm i Shoqatës inegzistente të ulemave të injorancës”, i cili shkon dhe e përgëzon këtë gjest skandaloz të Shaqir Fetait, duke ia uruar gjestin antikushtetues me rastin e “caktimit” u.d. të myftiut të Goativarit.
Gostivari i plotëson të gjitha kushtet që të ketë Myftiun e vet legjitim, por, ja që Shaqir Fetai nuk mund të funksionojë pa shkelje të Kushtetutës së BFI-së.
Së fundmi, për të zgjatur sa më shumë hipokrizia dhe demagogjia e Shaqir Fetait, do të kërkohet që edhe myftinjtë dhe organet e ndryshme të BFI-së, të enden në mes vete duke ia uruan njëri-tjetrit zgjedhjen e Shaqir Fetait për “reis” të tyre.
A nuk ju gjason ky idiotizëm i Shaqir Fetait në një pandemi me një kompleks virusal që po frymon brenda BFI-së, e me tendencë të arrijë një mutacion të paparashikueshëm, i cili do ta bëjë një botë të tërë që të na injorojnë e të na përbuzin si faktorë shumë të rrezikshëm që duhet të dalin farësh!
Shumë keq, një Shaqir Feta, me një CV shumë të diskutueshëm e të trishtueshëm, të lejhet që të tallet me myslimanët e vendit! Shumë shpejt do t’i japë vetes “fuqi faraonike”, duke shkelur gjithçka që i del para, sepse, që të gjithë i ka ilegjitim. Legjitimiteti do t’i duhet nga legjitimët, prandaj, për t’i tërhequr ata kah vetja, në formë centrifugale, do t’i duhet ajo “forcë faraonike” me një përmbyllje e një fund tragjikomik për të gjithë myslimanët e vendit. Zoti mos e bëftë atë çfarë ka në mendje e në plan Shaqir Fetai, ish-studenti i Stanko Dragoviqit, epror i UDB-së.

Leave a Reply