“Na presin muaj të vështirë”/ Merkel paralajmëron: Situata nga COVID do të përkeqësohet

Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi këtë të premte se muajt e ardhshëm pritet të jenë të vështirë, pasi pandemia e koronavirusit do të përkeqësohet.

Të ndodhur në këto kushte, ajo deklaroi se qeveria do të marrë masa që kanë për qëllim mbrojtjen e grupeve më të rrezikuara, veçanërisht fëmijët.

Gjatë një konference vjetore për shtyp në Berlin, Merkel tha se qeveria do të punojë gjithashtu në mbajtjen e aktivitetit ekonomik, si dhe të ruajtë vendet e punës.

Një tjetër prioritet do të jetë nxitja e frymës së solidaritetit social.

“Duhet të pranojmë se shumë gjëra do të jenë më të vështirë muajt që vijnë sesa në verë. Situata është serioze më shumë se kurrë. Ne do të na duhet që të jetojmë me virusin.”

Leave a Reply