Nafi Çegrani ia “teri” Sulejman Rexhepit

Nafi Çegrani, ish-rrebeluesi publik i UDB-së, botoi Testamentin e vet! Porosia sublime e kësaj deklarate ishte në interes të vetëdijësimit të të rinjëve tanë që mos të lejojnë që në emër të fesë e të kombit të shërbejnë në dëm të interesave kombëtare e fetare. Një “selam indirekt” ky edhe për Sulejman Rexhepin, uzurpatorin e BFI në RMV

Shkruan Ukë Tetova

Nafi Çegrani, në bazë të shkrimeve dhe prononcimeve të veta, është një ish-punonjës i shërbimit sekret jugosllav, UDB-së! Qysh në fillim të kësaj pune, e cila në periudhën kur e ushtroi, njihej si “punë patriotike”, sepse po i shërbente ideologjisë dhe, përmes kësaj edhe atdheut si dhe “vlerës unikale” të këtij sistemi, bashkim-vëllazërimit, Nafi Çegrani do të ndjejë se po merret me një punë aspak dinjitoze për komb e për fe. Këto hamendësime do t’ia lexojnë oficerët e tij të UDB-së dhe, sakaq, do t’ia inskenojnë një intrigë të denjë vetëm për këtë shërbim sekret që po imponohej si “penicilin” për “nacionalistët dhe seperatistët” anekënd Jugosllavisë. Çegrani, me të gjitha nishanet, me të gjitha “faktet dhe argumentet” (natyrisht, sipas UDB-së), do të përfundojë në burgjet serbe, si kriminel, vrasës e tradhtar i ideologjisë komuniste. Nafi Çegrani këtë moment do ta llogarisë si rilindje të tij por, nga ana tjetër, përjetë do ta mërzisë pamundësia për t’i përligjur faktet dhe akuzat e UDB-së se ai ishte “kriminel, vrasës”, jo se nuk kishte argumente, por, sepse numri i udbashëve dhe i atyreve që i besonin UDB-së ishte shumëfish më i madh se numri i atyreve që i besonin një ish-udbashi!
Nafi Çegrani është mbase i vetmi nëpunës i këtij shërbimi sekret jugosllav i cili kurrë nuk rreshti së përpjekuri për ta zbërthyer UDB-në, udbashët, dhe rrezikun prej tyre që i kanosej kombit dhe feve tona. Me dhjetra shkrime, me dhjetra kujtime, madje edhe të përfshira e të tubuara nëpër libra që mbajnë autorësinë e tij, e që asnjëherë nuk u demantuan e nuk u hodhën poshtë, dëshmojnë për një pendesë të auorit, për një vendosshmëri të tij për t’i treguar “fytyrat e fshehta” që ditën “ndërtojnë” komb, e natën e hanë kombin, që ditën predikojnë fe, e natën e komprementojnë fenë! Çegrani gjithnjë tërheq vërejtjen që shqiptarët duhet të ruhen prej dy lloje njerëzish që ushtrojnë “profesionin” e patriotit dhe të fetarit të madh. Pas këtyre “profesioneve” cinike e me plotë injorancë, në fakt fshihen detyrat dhe porositë antishqiptare e antiislame të UDB-s (sot, me këtë nocion nënkuptohen të gjitha lojërat e poshtra që luhen mbi kurriz të shqiptarëve dhe të fesë islame).
Me shkrimin-deklaratë të fundit, të cilin Nafi Çegrani e boton me titull TESTAMENTI IM, të cilën ia drejton, para së gjithash, fëmijëve, nipërve, mbesave të tij, ai për të satën herë e vë në spikamë rolin e vet që dikur e kishte në shërbim të ideologjisë, si pasojë e indoktrinimit të skajshëm komunist, ideologji kjo që i ravijëzonte kufijtë e “atdheut” tonë, Jugoslavisë, por edhe që na përafronte me Mëmëdheun ton, Shqipërinë Enveriste, për të cilën, nuk kishte shqiptarë që nuk do të jepte shpirt! Në fakt, me dhënien shpirt të çdo shqiptari vetëm sa po i shtohej jeta kësaj ideologjie, prandaj dhe, ky “patriotizëm hipokrit”, ishte këmbana e vetme që gjithnjë e mbante zgjuar në ndërgjegjen e çdo shqiptari atdhedashurinë, nevojën për liri, për çlirim dhe bashkim, sipas programeve kombëtare, jo-ideologjike.
Nafi Çegrani Testamentin e vet do ta nisë: “Kjo deklaratë e hapur, si Testament imi, ka për qëllim vetëdijësimin e rinisë Shqiptare të gjeneratave të tashme dhe brezave të ardhshëm, me paralajmërimin për fundin e mashtruesve në emër të kombit, fesë, humanizmit dhe fshehjes së tyre prapa Kuranit, Biblës dhe Flamurit tonë kombëtar.”! Pra, ai, si profesionist dhe me plotë kompetencë, i del përpara trendit që po na imponohet nga individë të dyshimtë të cilët, sikur e kanë gjetur petkun kamuflues nën të cilën po ia dalin me sukses ta dëmtojnë interesin kombëtar dhe fetar të shqiptarëve.
Çegranni flet se si dikur, por edhe sot, ideologjia moskovite, ku me dhunë e ku me indoktrinim, ku me “hatër” e ku me zor, arrinte që ne mesin e popullatës të impononte “personalitet”, qoftë nën figurën e mësuesit, qoftë nën atë të hoxhës dhe, deri në një vetëdijësim të plotë të popullatës, ia bënin aminin këtyre lloj figurave. Historia shqiptare është përplote më figura të tilla kontraverse, të cilët, falë vetëdijësimit kombëtar që ka ditur të shkrijë në momentet vendimtare, që të gjitha kanë përfunduar margjinave të historisë, edhe atë të deshifruar si fatkeqësi e si plangprishës të interesit kombëtar e fetar. Fatkeqësisht, figura të tilla kemi pasur nga udhëheqës institucionesh të rëndësishme e deri në prijës fetar, kombëtar e shtetëror.
Nafi Çegrani, cytet për këtë Testament, sepse, sikur ndjenë nevojë për një spastrim shpirtëror, për një pendesë e kërkim faljesh të gjithë atyre shpirtërave që u ka bërë keq (nëse ka arritur t’ju bëjë), fundja, kërkim falje e pendesë para trashëgimtarëve të tij, ndaj të cilëve dëshiron të dalë besnik, origjinal me rrëfimet e veta autentike dhe mos t’i lë vend shpekulimeve e shtrembërimeve të së vërtetës. Sikur ndjenë nevojë se shpirti nuk pranon që të dalë me peshë të rëndë nga e kaluara, por, kërkon një vetëpërpjekje dhe akt human nga të tjerët për t’u shkarkuar nga tërë ajo barrë që ngelë si “embemë e së kaluarës”!
Çegrani është i vetmi “spiun” i cili e pranon, i cili rrëfen, i cili tregon se nga kush duhet të ruhemi (madje nënvizon edhe emra të rrezikshëm), i cili fton në vetëdijësim të të rinjëve tanë që në këtë punë të futen jo për t’i shërbyer ideologjive dhe “ideologëve”, partive e parasë, por, thjesht, ineresit kombëtar e atdhetar. Fton që me këtë punë të merren njerëz të shkolluar dhe jo injorantë, njerëz me vetëdije të lartë kombëtar dhe jo ata me gjak e me gjen tradhëtari.
Çdo njeri që mban mbi supe një bagazh komprementues, do të vie një moment kur do të vetëdijësohet dhe kur me përulje të sinqertë kërkon falje për çdo dëm. Ky çast nuk quhet vetëm vetëdijësim, por edhe guxim njerëzor e intelektual për të kërkuar ndihmë për t’u shkarkuar nga një barrë me të cilën naivisht është ngarkuar. Vetëm një nevojë e tillë shpirtërore, si kjo e Nafi Çegranit, të jep kurajo për një deklaratë si kjo: “ajo që është me rëndësi se në këtë letër të hapur, që ua lë si Testament, dua të deklaroj publikisht atë që ma thotë mëndja dhe ndërgjegja ime, pra, duke qenë se isha viktimë, kërkoj falje ndaj popullit tim, jo se kam bërë ndonjë krim apo të kem qenë pjesë e ndonjë krimi, por vetëm nga fakti për kohën dhe ato ca vite që si shqiptar kam punuar në Shërbimin sekret të ish Jugosllavisë.”! Nje pendesë të këtillë duhet ta bëjnë të gjithë ata që besojnë në Zot dhe në ditën kur do të duhet ta kalojnë Urën e Siratit, porositë Çegrani! Megjithatë, ky ish-udbash porositë që në asnjë mënyrë të mos falen dhe amnistohen të gjithë ata kriminelë e vrasës që nën petkun e kombëtares dhe fetares kanë bërë krime të natyrave të ndryshme. Këta nuk i falë as Zoti, madje ua ka bërë të qartë edhe ndëshkimin që i pret!
Testamentin e vet, Nafi Çegrani e përfundon: “të gjithë ju, fëmijët e mi, nipër e mbesa, stërnipër e breza që vini pas meje, ua lë porosi: Të mishëroheni me të vërtetën dhe drejtësinë, kur është në pyetje e vërteta, mos përkrahni as vëllaun as motrën, as gjakun as fisin por thjeshtë VETËM TË VËRTETËN e shenjtë njerëzore që e di Zoti. Ta duani Atdheun, Tokën mëmë që u lindi, vendin dhe gjuhën tonë ta duani me shpirt e zemër gjerë në vuajtje. Sepse Atdheu është i shenjtë që e lind dhe jeton njeriu…! Ky është Amaneti dhe Testamenti im!”
Antipod i këtij penduesi të sinqertë e me vlera të padiskutueshme morale, ëshët ish-udbashi tjetër, Sulejman Rexhpei! Me çka i ka mësuar ky farë “hoxhe” (me nofken policore “Zharko”, “Zhiko” e “Sheriat”) fëmijët e vet, nipërit, mbesat, fisin…! Ky mendon ta përfundojë jetën si “misterioz”, askush të mos kuptojë se ka punuar dhe punon akoma për policinë jugosllavo-maqedonase. Askush mos ta akuzojë se ka uzurpuar dhe ka kriminalizuar BFI-në, se ka vjedhur dhe po e zhvatë padhimbje vakëfin, se po e dehumanizon myslimanin dhe po e bën që të turpërohet nga përkatësia e vet fetare, po e shkatërron të vetmin institucion fetar islam që e kanë myslimanët e vendit. A nuk ishte dhe, a nuk është synim ky i shërbimeve sekrete në të cilat kanë punuar si Nafi Çegrani ashtu edhe Sulejman Rexhepi?
Në fakt, edhe Sulejman Rexhepi mori motiv nga Nafi Çegrani dhe, në mënyrë kronologjike dhe shumë të sinqertë, përmes stilit naiv por mbështetur në elementet realiste, përmes memoareve të veta, rrëfeu mbi të kaluarën e tij tepër shumë të diskutueshme. Rrëfimet e tij nuk janë vetëm dromca kujtimesh e frazash të publikuara por, një “film me shumë epizoda”, të ndërtuar mbi ngjarje të vërteta, të njohura “vetëm” për memoaroshkruesin dhe të pamohuar nga askush deri më sot!
Megjithatë, përkundër guximit të përjetshëm të Nafi Çegranit, për t’i shkruar pendesës dhe kërkimit falje deri në fund të jetës, Sulejman Rexhepi, sakaq do të pendohet për publikimin e memoareve të veta dhe, në njëfarë forme, do të turpërohet prej tyre. Kjo, ose si pasojë e qortimit të ndonjë punëdhënësi udbash ose për guximin e tij për ta komprementuar deri në fund Institucionin e BFI-së, e cila, në historinë e vet gjashtëqindvjeçare nuk është udhëhequr asnjëherë nga një i pakomb e i pafe.
Nafi Çegrani nuk është kaq “guximtar” sa Sulejman Rexhepi, ai nuk dëshiron të vdesë “misterioz”, sepse është shumë i vetëdijshëm se së shpejti do t’i duhet të kalojë nëpër Urën e Siratit! Pra, ndonëse i paguximsëm, ai megjithaë ia “teri” Sulejman Rexhepit. Çegrani tha: jo spiun në dëm të interesave kombëtare e fetare! Rrjeti spiunues i këtij lloji të abdall spiunit është si rrjeti i merimangës ku tradhëtueshëm kapen insektet e gjorë.

Leave a Reply