Napoli – Milan, formacionet e mundshme të derbit të javës në Serie A

Napoli dhe Milani janë gati për një super-ndeshje sot (e diel) mbrëma në kuadër të javës së tetë në Serie A.

Rossonerët janë mysafir të napolitanëve në ndeshjen e javës së tetë e cila është e paraparë të zhvillohet në San Paolo me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i drejtuar nga Stefano Pioli nuk di për humbje në këtë fillim sezoni dhe synon ta vazhdojë serinë pozitive edhe pas këtij udhëtimi.

Në anën tjetër, edhe ekipi i Gennaro Gattusos është në formë të mirë me tri fitore nga katër ndeshje dhe duan ta shfrytëzojnë terrenin vendas për të marr fitoren.

Të dy ekipet kanë nga disa mungesa, por trajnerët e të dyja skuadrave pritet të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Te Napoli mungojnë dyshja shqiptare, Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani, pasi të dytë janë të infektuar me COVID-19.

Formacionet e mundshme:

Napoli (4-2-3-1)Meret; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Mario Rui; Fabian Ruiz, Bakayoko; Politano, Elmas, Insigne; Mertens

Milan (4-2-3-1)Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Rebic, Calhanoglu, Saelemaekers; Ibrahimovic.

Leave a Reply