NATO del hapur: Rusia e Kina, rivale sistematike

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, përfunduan takimin dyditor në të cilin kanë diskutuar për mënyrat e reformimit të brendshëm të Aleancës dhe misionin në Afganistan.

Në takimin që u zhvillua online, për shkak të pandemisë, vendet anëtare të NATO-s, diskutuan edhe për mënyrën sesi organizata duhet t’i përshtatet kërcënimeve të reja, duke përfshirë “agresivitetin e vazhdueshëm të Rusisë” dhe “ngritjen e Kinës”. Një raport ekspertësh parashikon veprimet se si të reformohet Aleanca. Natu thuhet se ndërsa NATO-ja u përball me një kërcënim të madh gjatë Luftës së Ftohtë, ajo tani përballet me dy “rivalë sistematikë” – Rusinë dhe Kinën – së bashku me “kërcënimin e përhershëm të terrorizmit”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u tha gazetarëve se NATO-ja po e përshtat qëndrimin e saj parandalues “për të përballuar veprimet destabilizuese të Rusisë”, edhe pse ministrat u pajtuan se duhet te vazhdojnë te ndjekin rrugën e dialogut me Moskën. Tërheqja e trupave amerikane nga Iraku dhe Afganistani sakaq, i shqetëson aleatët. Stoltenberg tha se NATO mbështet procesin e paqes, ndërsa mbetet e përkushtuar në misionin për të ndihmuar Afganistanin të luftojë terrorizmin.Por, ai shtoi: “Ndërsa ne vazhdojmë të vlerësojmë situatën në Afganistan, është e qartë se ne do të përballemi me një pikë kthese në fillim të vitit të ardhshëm”.

Leave a Reply