Në cilën listë të kërkohet emri i Sulejman Rexhepit?!

Këto ditë, disa portale kombëtare publikuan një shkrim mjaft interesant me titull “ÇKA ËSHTË SULEJMAN REXHEPI NËSE JO EKSTREMIST DHE RADIKALIST?!” Shkrimi mëtonte që të bëjë diferencimin e armikut personal nga “armiku” i sistemit. Shkrim i mrekullueshëm. Bravo

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

Duke hallakatur në “yklyk”, aty ku i ruaj gjërat e mia personale me një rëndësi të veçantë, seç më kapi dora një dokument të cilin moti dikur e pata siguruar nga një mik i imi, politikan, tashmë i ndjerë. Ky dokument, i dalur në opinion këtu e një dekadë më parë, i vërteton të gjitha ato teza të autores, zonjës Ebibe Myrtezani, e cila e kishte trajtuar për mrekulli një fenomen!

A ka radikalistë dhe ekstremistë fetarë ne mesin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut? Autorja vërteton se nuk ka, kurse mercenarë ka pasur, ka dhe do të ketë. Të gjithë ata që pranojnë të luftojnë për një kauzë të huaj, ata fillimisht arratisen nga identiteti kombëtar e fetar dhe, tek pastaj vishen me petkun e mercenarit, duke u dorëzuar te identiteti i ri, të cilit i përgjigjen. Të këtillët, në rastin konkret, nuk janë shqiptarë! Pranaj, Mulla Sula le të pushojë një herë e për gjithmonë dhe mos të rrapllojë se po e luftuaka ekstremizmin dhe radikalizmin fetar te mysimanët e Maqedonisë ku shumicë absolute janë shqiptarët.

Është më se e vertetë se, të gjithë ato shoqata humanitare, ato organizata humanitare, ata inividë me afinitet për t’u marrur me verimtari botuese islame, të gjithë ata që me asnjë çmim nuk janë pajtuar me Sulejman Rexhepin, të gjithë ata që e kanë kundërshtuar, që nuk i janë përkulur, që e kanë zbërthyer qoftë si hajn, si spiun, si tradhëtar e si polic, që të gjithë këta i ka shpallur “të rrezikshëm për shoqërinë” dhe gjithnjë ka kërkuar që të burgosen, të dëbohen, të likuidohen! Individëve të caktuar, me pamje prej “muxhahedini”, të cilët organkisht nuk e kanë duruar Sulejman Rexhepin, i ka lënë të veprojnë në xhami, u ka dhënë dekret, kurse në polici i ka paraqitur si “çerdhe të ekstremistëve dhe radikalistëve” të cilët nuk i ka nën kontroll! Ka lozur në këtë letër vetëm sa të vërtetohet konstatimi i tij antikombëtar se, në mesin e myslimanëve të Maqedonisë së Veriut që janë shumicë absolute shqiptarë, ka “potencial terroristësh”! Këtë lojë jo moti kohë e ka lujtur edhe Serbia e Millosheviqit kur shtypjen e “armiqve të vet” (shqiptarët e Kosovës) e justifikonte si luftë kundër “ekstremizmit dhe radikalizmit fetar islam të shqiptarëve terroristë”!

Tërë bota e di dhe tashmë e ka pranuar se, shqiptarët, gjenetikish, janë popull i paqes, i bashkëjetesës dhe harmonisë fetare. Këtë nuk do ta dijë vetëm Sulejman Rexhepi!

Në dokumentin që më ra në dorë, i vërejta këto gjeneralitete të koduara: “LISTA E UDB-SË ME EMRAT E PERSONAVE EKSTREMISTË QË VEPROJNË NË R. E MAQEDONISË”, me 400.000 veprime ekstreme të deritanishme, të kyçur nëpër formacione të ndryshme paraushtarake (nëpër shtabe ushtarake, garda, roje, komitete mbrojtëse etj.), me numër sekret 106. Qasja deri te kjo listë arrihet përmes shifrës 400000 0492 214 614 01.

Fatmirësisht, në listë nuk gjendet asnjë emër teologu, asnjë hoxhë, fundja, krejt lista përbëhet prej ekstremistëve politik dhe, ndonëse është kërkuar që me kohë, askund nuk ekziston ndonjë llistë e UDB-së me emrat e personave ekstremistë fetarë! Një listë të tillë mund ta ketë vetëm Sulejman Rexhepi!

Dhe, në këtë listë me numrin sekret 106, askund nuk haset emri i të ndjerit hoxhës Jakup Asipi, as i Jakup Selimovskit, as i Mulla Zekeria Bajramit, as i Alifikri Esatit, as i Nexhati Limanit e as i Haki Agushit, as i Sabaudin Mahmutit, as i Adnan Ismailit e as i Ismail Bardhit, as i Bekir Halimit e as i Ferid Selimit, as i Bedri Likës e i Osman Memedit. Nuk gjenden as emrat e personave të tjerë që nuk janë në një “valë” të shkatërrimit me Sulejman Rexhepin e të raportuar si “ekstremistë e radikalistë”, si: Sadulla Bajrami, Dhulkarni Ramadani, Irfan Jahiu, Ibrahim Sherifi, Abdyl (Avdil) Fuga,Talha Kurtishi (Amel Kurtishi), Agim Bekiri, Nusret Ramadani, Ismail Asllani, Ali Shabani, Vedat Skenderi, Afrim Tahiri, Abaz Islami etj. Nuk ka as emra të organizatave të cilat Sulejman Rexhepi i raporton si pro-turke apo si “filiale të DBK-së maqedonase”!

Thjesht, në këtë listë ka emra ekstremistësh para të cilëve Sulejman Rexhepi është dridhur dhe akoma dridhet, sepse, po thuajse që të gjithë e dinë se çfarë “bereqeti” është. “Çuditërisht” në këtë listë të UDB-së që është marrur me evidentimin e ekstremistëve shqiptarë mungon emri i Sulejman Rexhepit, i cili me aq shumë rrena mundohet ta portretizojë veten si “”të rrezikshëm për shumë sisteme”! Në këtë listë, veç të tjerëve, gjenden edhe këta emra “ekstremistësh”: Zemri Qamili, Isni Shaqiri, Safet Aliu, Fadil Bajrami, Nazim Bushi, Eugen Cami, Etem Xheladini, Alajdin Demiri, Refet Elmazi, Mit’hat Emini, Daut Gurra, Tahir Hani, Orhan Ibrahimi, Imer Imeri, Nurijet Kica, Guximtar Labenishta, Ilir Luma, Shpëtim Pollozhani, Ali Purellku, Vait Sahiti, Arif Seferi, Hamit Zuzaku etj.

Pra, në listën me qindra emra shqiptarë që shquheshin për veprimtari patriotike e kombëtare dhe që kishin ra në sy të UDB-së mungon emri i Sulejman Rexhepit!   

Në çfarë listash mund të gjendet emri i tij? Vetëm Zoti e di!

Leave a Reply