Negociatat mund të hapen para samitit të Zagrebit, dokumenti i zgjerimit më 5 shkurt

Bashkimi Europian do të publikojë në datën 5 shkurt  raportin e tij në lidhje me metodologjinë e re të zgjerimit. Vizion plus mëson se dokumenti për negociatat me Shqipërinë ishte planifikuar  per në 29 janar, por është shtyrë për një javë.

Sipas burimeve drafti ndodhet në zyrën e Komisionerit  për zgjerimin OliverVerheily, i cili vizitoi Tiranën dhe Shkupin pak ditë më parë.

Metodologjia e re do të jetë e përmbledhur në pesë grupe të kapitujve, ,  sundimi i ligjit, tregu i brendshëm , transporti, energjia dhe politika e jashtme, ku pika e parë,  është dhe pjesa më e rëndësishme  metodologjisë, pasi ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Vetëm pasi të hapen  kapitjt 23 dhe 24 të cilat kanë të bëjnë me drejtësinë, raporton Vizion Plus,  Shqipëria  do të duhet të përgatisë planet e veprimit të cilat më pas do t’i referohen zbatimit të standardeve të përkohshme.

Ne metodologji pritet të prezantohet parimi që asnjë kapitull nuk mund të hapet derisa të mos përmbushen standardet paraprake. Por  ekziston mundësia që të rihapeni ata të cilët  mund të jenë mbyllur.

Në samitin e majit në zagreb i cili në fokus do të ketë celjen e negociatave për shqipërinë dhe maqedoninë e veriut, Tirana pret një përgjigje pozitive për nisjen e bisedimeve të anetarësimit me Bashkimin Europian, gjashtë muaj pasi Franca refuzoi hapjen e negociatave.

Drita jeshile per dy vendet e ballkanit mund te ndizet perpara mbajtjes se samitit te Zagrepit.

Leave a Reply