Nëna gjen pa jetë dy vajzat e vogla, shpallet fajtore

Dy vogëlushe, një dhe dy vjeçare, kanë humbur jetën në mënyrë tragjike.

Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Brisbane , Australi, ndërsa vogëlushet u gjenden pa jetë nga nëna e tyre në makinën e parkuar jashtë banesës.

Ishte pikërisht kjo e fundit shkaktare për këtë tragjedi pasi i kishte lenë dy vajzat për një kohë të gjatë në makinë, te ekspozuara në një temperaturë 31 gradë celsius.

Fqinjët kanë dëshmuar se kanë parë nënën duke nxitur për t’i futur në banesë dhe për t’i lagur me ujë, por ka qenë tepër vonë pasi dy të miturat kishin ndërruar jetë në makinë. 

Leave a Reply