Nga dje në paraburgimin e Hagës/ EULEX bastis shtëpitë e Thaçit, Veselit dhe Selimit

Makinat e Eulex në ambientet e PDK

Pjesëtarë të EULEX-it po bastisin shtëpinë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetarit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Dy makina të Misionit të BE për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX janë në hapësirat e selisë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës mëngjesin e sotëm.

Ende nuk ka ndonjë njoftim nga Gjykata Speciale nëse ky mund të jetë një operacion i radhës i tyre.

Përgjigje nuk kanë dhënë as zyra për media e kësaj partie.

Dhomat e Specializuara në Hagë konfirmuan aktakuzën për krime lufte kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ndërsa ata ndodhen në paraburgimin e Hagës aktualisht.

Veprat që rëndojnë mbi ta kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera ç’njerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

Hashim Thaçi dha dorëheqjen ditën e djeshme pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata e Hagës.

Leave a Reply