Ngec shkarkimi i Donald Trump

Përtej tensioneve me lindjen e mesme, demokratët dhe republikanët vijojnë betejën e vështirë të shkarkimit të presidentit Donald Trump por cështja e dëshmitarëve e ka vonuar procesin.

Trump ka kërkuar që gjyqi të mbahet sa më shpejt, përpara se fushata zgjedhore e presidencialeve 2020 të arrijë kulmin e saj. Por kryetarja e dhomës së përfaqësuesve, Nancy Pelosi ende nuk i ka dorëzuar senatit dy akuzat zyrtare ndaj presidentit, atë të shfrytëzimit të postit dhe pengimin e drejtësisë.

Demokratët janë pakicë në senat, e për këtë arsye ata duan të marrin edhe të paktën 4 vota republikanësh për të kaluar në mazhorancë. Ata synojnë të kenë ndihmën e ish Ish Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, John Bolton I cili deklaroi se ishte i gatshëm të dëshmonte nëse Senati ia kërkonte një gjë të tillë.

Një dëshmi e Bolton në Senat do t’u jepte demokratëve shumë më tepër pikë pasi ai ishte për 17 muaj rresht këshilltar i sigurisë kombëtare të Presidentit Trump deri sa ai e shkarkoi shtatorin e kaluar në një klimë mosmarrëveshjesh për politikat e SHBA ndaj Iranit, Koresë së Veriut dhe Afganistanit.

Avokati i John Bolton ka deklaruar se klienti i tij ka njohuri personale rreth takimeve dhe bisedave që lidhen me Ukrainën të cilat ende nuk janë diskutuar në dëshmitë e deritanishme.

Vendimi i senatit për cështjen e dëshmitarëve do të përcaktojë edhe datën kur do të mbahet gjyqi. Shkarkimi i presidentit arrihet me dy të tretën e votave, cka eshte thuajse e pamundur per demokratet.

Leave a Reply