Nikolla: Meta frikë nga reforma në drejtësi, nuk do e lejojmë të shkel Kushtetutën

Deputetja e PS, Lindita Nikolla ka akuzuar presidentin Ilir Meta se ka shkelur hapur Kushtetutën në lidhje me çështjen e Gjykatës Kushtetuese.

E ftuar në stduion e edicionit qendror të lajmeve, ne Vizion Plus, Nikolla theksoi se mazhoranca nuk do e lejojë presidentin të veprojë jashtë ligjit. Ajo I cilësoi gjithashtu veprimet e kreut të shtetit si frikë prej reformës në drejtësi.

Intervista e Plote

Përse PS vendosi ta shtonte në dosjen kundër Presidentit Meta edhe çështjen e dekreteve për Gjykatën Kushtetuese?

Është e veërtetë që Parlamenti u shpreh me rezolutë për të mbajtur qëndrimin e vetë kundrejt një sjelljeje që po bëhet kronike tashmë e Presidentit duke I rënë ndesh Kushtetutës me vendime jokushtetuese dhe duke krijuar një ambient të acaruar me institucione kushtetuese, pra siç është Parlamenti apo organe të tjera të drejtësisë. Besoj që ky është vendimi I duhur për të rruajtur atë që është e shenjtë në të gjithë shtetin e të drejtës në të gjithë veprimtarinë e isntitucioneve të shtetit shqiptar që është kushtetueshëmria. Ndaj ne nuk mund të lejojmë që kjo vijë sjelljeje të pranohet si një standard në jetën e shtetit shqiptar.

Sot u takua Presidenti Meta me ish-Presidentin, Sali Berisha. Berisha foli gjatë pas këtij takimi dhe mbajti qëndrime të ashpëra kundër qeverisë dhe shumicës. Një opinion I juaji për këtë takim?       

Unë nuk dua të komentoj Bersishën. Berisha është në tipologjinë e tij. Në atë vijën e sjelljes në gjuhën e urrejtjes. Në gjuhën jo etike. I drejtohet me të njëjtin etiketim të gjithë institucioneve të këtij vendi. Por do doja të ftoja qytetarë dhe këdo tjetër për të parë atë çka partnerët tanë ndërkombëtar thonë për këtë përplasje Kushtetuese, duke përcaktuar që çdo interpretim që bie ndesh me tre element thelbësor të ngritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe gjithë organeve të tjera të drejtësisë që janë: 1. Përcaktimi I Këshillit të Lartë të Drejtëisë të vendosur rankimin e kandidatëve. 2. Kufizimi i disrekcionit të këtij organizmi, duke kufizuar në tre të rankuarit më mirë për të bërë zgjedhje për në Gjykatën Kushtetuese. Dhe nga ana tjetër mekanizmin e zhbllokimit përtej afatit 30 ditor që përcakton ligji. Çdo interpretim tjetër – tha përfaaqësuesja e BE – që bie ndesh me këto tre elemente thelbësor që garantojnë parimin e pavarësisë, meritokracisë bien ndesh me atë që është në fakt parimi thelbësor I shtetit të së drejtës. Dhe nëse shikojmë veprimet e Presidentit ato bien ndesh pikërisht me këto tre elemente thelbësorë të mekanizmit të ngritjes së institucioneve të drejtësisë.

Presidenti Meta nëpërmjet zëdhënësit ka kërcitur dhëmbët në një farë mënyre kundrejt mazhorancës pasi ka thënë se ai do të jetë ushtari I parë në mbrojtje të Kushtetutës. Njerëzit mund të shqetësohen pasi duken si shenja të një destabilizimi të mundshëm?

Ndoshta janë shenja të destabilizimit të Presidentit sepse u bënë tashmë vijësjellje, kujtojmë se kohë më parë deklaroi se do të vetësakrifikohej e kështu me radhë. Është një gjuhë që nuk I takon një vendi dhe një isntitucioni siç është ai I Presidentit por një vendi që aspiron për t’u integruar në BE. Por sigurisht janë pasoja të një frike do të thoja unë të asaj që po ndodh realisht në Shqipëri dhe që ka emrin reforma në drejtësi.

A ka në radhët e shumicës në një efeksion se si I bëhet që të shmanget në fund të fundit kjo krizë politike në Shqipëri?

Unë nuk e di nëse nga mazhoranca ka munguar gjuha e komunikimit. Përkundrazi ne kemi qenë të hapu. Mazhoranca ka qenë e hapur, kryeminsitri po ashtu. Të gjithë anëtarët dhe kryetarët e komisioneve parlamentare apo deputetë të caktuar të cilët kanë shtrirë dorën e bashkëpunimit për reforma kyçe siç është ajo zgjedhore apo dhe për momente të tjera në rrugën e integrimit të vendit. Nuk di se çfarë mund të bëj tjetër mazhoranca përpos ofrimit të komunikimit të dialogut me opozitën në institucione, brenda institucioneve jo jashtë tyre. Dhe sigurisht dhe për atë të cilën është mandatuar për të qeverisur dhe për të vijuar rrugën e reformave.

Kjo krizë politike zonja Nikolla që e kemi prej afro 9 muajve është një rekord negativ që I ngarkohet forcës së qeverisë. A jeni të shqetësuar për këtë?

Po sigurisht nuk është lajm I mirë të shohësh që opozita braktis institucionet për askënd. As për qytetarët re thjeshtë as për politikanët. Ne do donim që betejën tonë ta zhvillonim në institucione. Ne ti kishim përballë në parlament për të debatuar. Patjetër për të dhëën dhe opsionet e tyre por në momentin që ata nuk kanë asnjë lloj opsioni për ti ofruar vendit zgjodhën rrugën e braktisjes së institucioneve. Pastaj për të vijuar qëllimin me gurë dhe zjarr ndaj institucioneve e kështu me radhë duke u bërë një bllokadë e madhe e vendit në rrugën e integrimit europian.

Leave a Reply