Nipi i deputetit arrestohet për atentatin ndaj prokurorit Ndoja

Redja Rraja, nipi I deputetit socialist Rrahman Rraja është arrestuar nga policia si I dyshuar për implikim në atentatin me armë pak ditë më parë ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.

Nga te dhenat e para te Vizion Plus, mesohet se hetuesit kane identifikuar gjurme te ADN-se te 34 vjecarit ne provat e mbledhura per ngjarjen e rende te ndodhur te premten e kaluar ne Shkozet te Durresit.

Redjan Rraja me profesion stomatolog mesohet se kohet e fundit jetonte mes Shqiperise dhe Kanadase.

Gjithsesi ende nuk ka te dhena zyrtare nga policia per rolin e Rrajes ne kete ngjarje te rende.

Redjan Rraja ka qene nen hetim edhe per nje ngjarje tjeter te rende kur u vra ne Tirane Elton Cico. Ai u akuzua ne ate rast se kishte fshehur pistoleten e viktimes Elton Cico.

Ne atentatin e te premtes ne Shkozet, u plagos prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku si dhe Landi Muharremi i njohur me pseudonimin “Rrumi”, personazh i njohur per policine, i perfshire ne disa konflikte dhe i njohur ndryshe si “i forti i Sukthit”.

Leave a Reply