Një ditë pasi u dakorduan për armëpushim, Armenia bombardon një qytet në Azerbajxhan

Edhe pse u shpall një armëpushim mes Azerbajxhanit dhe Armenisë për t’i dhënë fund luftës disaditore në kufi, duket se nuk ka zgjatur shumë.

Forcat armene e bombarduan me artileri të rëndë qytetin e Ganjas në Azerbajxhan duke shkaktuar të paktën 7 viktima. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Jashtme azere.

Ky sulm vjen një ditë pas marrëveshjes mes palëve për armëpushim në Nagorno-Karabakh, i cili duhet të hynte në fuqi në mesnatë.

Ministria, mes të tjerash shpjegon, se objektiv i sulmit ka qenë një zonë rezidenciale e qytetit të Ganjas. 

Leave a Reply