Një fjalim si leksikon i budallallëqeve

Çka është “fjala e rastit” e çka “fjala përshendetëse”? Kujt i takon “fjala e rastit” e kujt “fjala përshendetëse”! Cila është më shumë e rëndësishme dhe cila bën më shumë nder? Edhe pas tridhjetë viteve këtë akoma nuk arriti ta kuptojë Sulejman Rexhepi. Ai mendon se “fjala e rastit” i takon atij dhe vetëm atij. Prandaj, sa herë që flet ai, e harton nga një leksikon budallallëqesh

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

Brenda muajit janar të këtij viti Sulejman Rexhepi ka pasur tri paraqitje publik (dy përurim xhamishë dhe një gurthemel xhamie) dhe, në të tria raste ka shkaktuar skandale të llojit të vet, ka folur budallallëqe, ka dëshmuar injorancën e vet dhe ka përçuar një frikë që po e ngulfat, që po i shkakton makth, që po ia shtrydhë shpirtin trishtueshëm! Në të tria rastet ka reflektuar frikë, pasiguri, ka përçuar gënjeshtra, vatëlavdërime, vese për ta torturuar auditoriumin, për të shitur kapadaillëk e kopalla bajate. Sepse, i ka dy komplekse: dëshirën e flaktë për ta zhbërë prej CV-së së vet autoritetin prej kodosh dhe, dëshirën e flaktë për ta pranuar auditoriumi i gjërë si “boss”, për ta gëzuar famën e narkodilerit të paarritshëm, Pablo Escobares! Dhe, si pasojë e kësaj dyzine kompleksesh që po e mbysin dita ditës, ai humb kontrollin dhe, në “flajimet e rastit” po harton atë leksikon gjigant të budallallëqeve të pathëna më parë.

I.
Në ditë me diell, sapo të marrë fjalën, nis e gënjenë! Mrekullohet kur shesh se në “podium” ka pak më shumë njerëz se ç’pati, për shmbull, në Kopanicë, ku i bëri devam përçarjes dhe hasmërisë në mes të katundarëve të bërë pikë e pesë.
Filloi të përshendesë, shumë hoxhallarë, shumë aktivitsa, madje aktivist i tha edhe profesorit shumë të respektuar, prof. Rizvan Sulejmanit, të cilit as emrin nuk ia dinte, sepse nuk i kujtohej si pasojë e multipleks sklerozës! Në këtë “fjalë rasti”, me të gjitha nishanet e fjalës përshëndetëse, filloi me budallallëqe dhe e përfundoi me budallallëqe që dalin nga huqet e kriminelit. Fjalë rasti gjithnjë ka ai që e organizon eventin, kurse të gjithë të tjerët, qoftë ky edhe kryetar shteti, kanë fjalë përshëndetëse, duke përshëndetur mysafirët, pjesëmarrësit, eventin, organizatorët. Sikur ta kishte të qartë këtë fakt edhe Sulejman Rexhepi do të kursehej nga të gjitha ato “margaritarë” të denja vetëm për një të pamend.
Në Lubin të Sarajit, me rastin e hudhjes së gurit themeltar pati pak më shumë njerëz se në përurimin e xhamisë në Kopanicë ku xhemati numërohej në gishta! Në Lubin të Sarajit, në prezencë të tërë atyre burrave politikë, intelektualë dhe fetarë, marrë parasysh edhe rastin, do të duhej të kishte me mijëra vetë, sepse vetëm BDI-ja ka mbi 7000 aktivistë, ndërsa nuk e nderuan Mulla Sulën as 70 sish! Ishte aktrim shumë falls dhe tamam idiotik kur i hapte sytë deri sa përshëndeste thuase nuk po e shehte fundin turmës që paskan ardhur me i dëgjuar pallavrat e Sulës.

II.
Përshëndetje prej papagalli sa herë që po i drejtohet Murat Isenit, Myfti i Kërçovës! Mbase edhe ky po ia ndërton ndonjë “seli alternative”, prandaj dhe vazhdimisht i drejtohet me “Sulltan Murat” i cili i bën temena “kalorësit të Skënderbeut”! Po kur e përshëndet një kuazimyfti, të cilin e prezanton në mënyrë ironike si “myfti i Qafës së Thanës”! Po në Qafë Thanë punojnë ose policët ose doganierët, kurse Myftia me zyre është në qendër të Strugës! Apo, hë se po bëjmë hajgare! Nuk tallet njeriu normal me autoritete dhe e personalitete! Pastaj, kur i duhen për t’i manipuluar dhe për ta siguruar “përkrahjen” e pamerituar, nëpër mbledhje informale i fton edhe “kordinatorët” e Myftinive, kurse, kur duhet t’u shprehet respekt postit dhe autoritetit të tyre nëpër evente fetare, i anashkalon tërësisht, siç bi fjala koordinatori i Resnjes, i Velesit, i Prilepit etj. Në përshëndetje e sipër bën shkelje flagrante të Kushtetutës së BFI-së, madje duke nëpërkëmbur edhe titullin të cilin ia ka vënë vetëvetes! E përshëndet Rexhep Ziberin, të cilin e prezanon si Kryetar të Ulemave të Shkupit dhe të tërë Maqedonisë, ndërkohë që ai me Kushtetutë është kryetar i Shoqatës “Ilmije”! Ishte llapsuz apo deklarim i drejtë i një emërtimi të një “organizate!!! Tha, përshëndes kryetarin e Fondacionit “Hilal”! Si u bë Organizata Humanitare “fondacion”? Kur u bë? Me vendimt të kujt u bë? Kush ishte themelues? Kush janë anëtarët e bordit të këtij “fondacioni”? Po pse fondacion? Pse jo organizatë humanitare? Si u ndërrua, si u shua “organizata humnitare”, a u njohtuan bordi i saj? Me çfarë vendimi u shua dhe u themelua fondacioni? Me taktika të tilla nuk mund të fshihen gjjurmët e krimit dhe të hajnisë, fundja, edhe vetë procedura e themelimit të këtij “fondacioni” paska pasur rrjedhshmërinë e veprimit kriminal!

III.
Sulejman Rexhepi mendon se ai është i gjithëdishëm, se vetëm ai e njeh gjuhën arabe (ndonëse kur e flet e bënë mish-mash) dhe se, sikur e ka lirinë e plotë prej Allahut Fuqiplotë që t’i keqinterpretojë Fjalët e Tij. E thotë ajetin kuranor dhe, në përkthim e sipër, fillimisht i thotë disa fjali për qejf të vetin, e pastaj një interpetim banal dhe, në fund e thotë përkthimin me plotë gabime! Madje edhe përshëndetjen “Esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu” e përkthen me “Paqa, begatitë, të mirat, ndihma, forca e Allahut të jetë gjithmonë me ne”! Mashtrues i llojit të vet, unikat në mashtrime të mëkatshme.

IV.
Duke i drejtuar kërcënime pushtetit, në fakt i çoi selam edhe BDI-së. Sulejman Rexhepi tha se çdo kush që dëshiron të na cungojë të drejtat tona ai merret me aventurë prandaj le t’i tërhiqer vërejtja çdo kujt që është pjesë e aventurizmit (e kësaj qeverie) se nuk jemi popull aventurist por popull i lashtë në histori (mbi këtë konstatim abdallçe autorësi ka vetëm Sulejman Rexhepi!). Dhe, këtu vjen pastaj përpjekja manipulative e mjeranit Sulejman Rexhepi. Ai thotë se në mesin e popullit paska “bërlloqe” dhe se, nuk mundet që t’i lihet vetëm dikujt që të merret me “pastërtinë e këtj bërlloku” (me pastrimin e jo me “pastërtinë”, sepse asnjë “bërllok” nuk ka pastërti), atëherë tërë populli duhet të jetë aktiv në këtë pastrim! “Sepse, të gjithë ata që nuk na duan të mirën përmes radhëve tona depëtojnë dhe mundohen të na shkatërrojnë e të na përçajnë”, thotë Sulejman Rexhepi! Rrenë e madhe, gënjeshtër fatale kjo e Sulejman Rexhepit, me të cilën gënjeshtër në fakt ka bërë karrierë!
I shpalli renegatë grupin e Tetovës, kurse po të njëjtit i bëri Myfti, kryemimam e referenta! Edhe për këta thoshte se janë vegla të Gligorovit! E shpalli “murted” Jakup Selimovskin, i cili paditej si “mason” i disa djajve dhe në fund e bëri krahun e vet të djathtë! Imamlerët me mjekra që të gjithë i spiunoi si vehabistë e si radikalistë, të stimuluar nga shërbimet sekrete maqedonase, ndërsa në fund i bëri drejtorë, referenta e funksionarë të BFI-së. Kësaj radhe, askush nuk po bën as krah të BFI-së, as nuk po merret me angazhime “seperatiste”, askush nuk po fton në padëgjueshmëri fetare, as në bojkotim të taksave fetare, thjesht, është një fushatë kundër Sulejman Rexhepit si hajn, si i korruptuar, si zhvatës, përvetësues i vakëfit dhe të mirave të BFI-së, me klikën e tij prej nja 5-6 vetave! Po kërkohet reforma të thella me qëllim të shpëtimit të BFI-së nga grabitqarët të pakonkurrencë nga të gjitha krijesat e Zotit! Dhe, këtu, nuk ka as angazhim për përçarje, nuk ka as ftesë për shkëputje, por, këtu ka lakuriqësim total të hajnit Sulejman Rexhepi i cili duhet të ikë. Po të ishte i sinqertë ai do të ikte që moti dhe nuk do të kërcënohej me përçarje, sepse, ai tashmë ka një “ushtri të djallit”, e ka një bandë të korruptuarisht, të cilët, nëse do të largoheshin, do të iknin me përkrahësit e vet dhe, kjo do të ishte në fakt përçraje. Pra, Sulejman Rexhepi kërcënohet me këtë lloj përçarje, duke theksuar që, ta ngulfasë mbarë populli këtë fushatë kundër Sulës, ndryshe, do të shkëputet ai me grupin e hajnave që kanë bërë aq shumë para të vjedhura sa për ta dëmtuar BFI-në dhe për ta penguar që kurrë mos të realizohet ajo reformë që do t’i varroste përgjithmonë Sulejman Rexhepin me feudët e tij të pangopshëm.

V.
Derisa Sulejman Rexhepi përpiqej të manipulonte ne emër të “Evliave të Zotit” seç shfërfaqej tamam si ajo “Melaqe e Stançiçit”. He, kësaj “melaqe” në fund të fjalimit, i ra maska: u shpërfaq në “Shejtani i Sullares”! Dikush, nga të pranishmit tha: “po ky paska pasë hall për ta blerë me 20 mij euro epitetin “Evliaja e Allahut”! Nxori 20 mij euro dhe ia dha kryesisë së këshillit për ndërtim të xhamisë! I numëroi dikush ato të holla? Me cilin dokument u vërtetua se janë 20 mij euro? Në cilën mbledhje të Rijasetit u soll ky vendim? Ç’thotë procesverbali i kësaj mbledhje, kush e dha këtë propozim, kush e caktoi këtë shumë, kush propozoi që të jepn në dorë 20 mij euro dhe jo përmes procedurave bankare! A u vendos që të jetë praktikë për të githa xhamitë që do të nisin të ndërtohen apo vetëm për këtë xhami, meqë është në territorin që njihet si bastion i BDI-së, dhe, përmes këtij gjesti i dërgohet selam edhe “bastioneve të tjera” që, nëse dëshirojnë ta gëzojnë përkrahjen financiare të BFI-së le të shndërrohen në “troje” të kësaj partie të cilën Sulejman Rexhepi dikur e definonte si “marksiste-leniniste”!
“Ne jemi pjesë të Evliave të Allahut! Nëse këtë nuk e di dikush tash e tutje le ta dijë”! Pra, dijeni që, prej këtij rasti, Sulejman Rexhepi nuk është më as hajn, as vjedhës, as manipulant, as kodosh, as matrapaz, as zhvatës, as i korruptuar, as nepotist, por, thjesht, është “Evlia i Allahut”, sepse kontriboi në ndërtimin e kësaj xhamie me para në vlerë prej 20 mij euro, mjete këto që përfaqësojnë kafshatën e gojës së myslimanëve të vendit. Forma se si i ofroi këto para është identike si narkodilerët kur e paguajnë “mallin” – ting “milli i bardhë” në dorë, ting paratë në dorë!
Hahahahaha, e ka bërë të qeshë tërë opinionin e gjërë (gjithësej 133 persona, aq sa e kanë përcjellë “fjalimin” e tij) o kukuuuuuu, janë dhjerë njerëzit duke qeshur me këtë budallallëk të Sulejman Rexhepit: “në emër të instititucioneve dhe organeve unike dhe unikate të BFI-së”! Uh çfarë abdalli, ua uroi lubinasëve “inagurimin e xhamisë së re”! Ishte inagurim i xhamisë apo hudhje e gurit themeltar të xhamisë së re?!
Sulejman Rexhepi e përfundon fjalimin e vet me këtë idiotizëm: “Unë jam shumë i sigurtë se Zoti thotë…”! Ky qenka shumë i sigurtë se paska thënë Zoti! Ky?! E çka paska thënë? Në përkthim pastaj vjen shtrembërimi i fjalëve të Zotit, i cili, sipas fjalëve vetëm të Sulejman Rexhepit Ai paskësh thënë: “Mos bani dallavere, mos u mirrni me pralla, me shpifje, me insinuata, po veproni, Allahu din t’i vlerson punët e juaja”! Edhe, populli di t’i vlerësojë punët tona, përfundon Sulejman Rexhepi. Pa dyshim, populli ka kohë që punët e Sulejman Rexhepit i vlerëson si punë të denja vetëm për djallin dhe për të djallëzuarit.

VI.
Nuk u mor vesh se pse në komunikatën e BFI-së të publikuar në media askund nuk u theksua fakti që Sulejman Rexhepi këshillit iniciativ ia dorëzoi 20 mij euro në dorë, pa i numëruar dhe pa kurrfarë dokumenti?! Gjithësesi, ai është i vetëdishëm se kjo punë është kriminalitet por, si nuk e ditën këtë punë edhe ata që e publikuan madje edhe në fb-në e Sulejman Rexhepit këtë manifestim të incizuar që përfundon duke ia lënë në dorë kryetarit të këshillit iniciativ “fiks” 20 mij euro! Turlifarë duduki! Punë për policinë financiare dhe për organet e drejtësisë.

Leave a Reply