Një mbledhje për shpalosje të sharjeve të Mulla Sulës

Këto ditë, në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, u mbajt një mbledhje të cilën, çuditërisht e udhëhoqi uzurptori i postit të Reisul Ulemasë, Sulejman Rexhepi. Se çfarë kërkon ky njeri në mbledhje këtë nuk e kanë të qartë as personeli arsimor i këtij Fakulteti tashmë të akredituar në digasterin përkatës shtetëror. Natyrisht, përveçse të imponohet te personeli akademik i kësaj vatre arsimore asnjë qëllim tjetër nuk ka Mulla Sula. Dhe, si imponohet ky farë “reisi” te akademikët e FSHI-së? Me çfarë titulli akademik, me çfarë përgatitje të lartë akademike, me çfarë peshe të rëndë të “liderit shpirtëror” apo, me çfarë imazhi të personalitetetit të rëndësishëm futet në mesin e profesorëve me tituj docentë, doktorë e magjistra! I vetmi afinitet i tij është fjalori enciklopedik i fjalëve të tij të pista dhe i sharjeve nga më të ndytat të padenja për t’u përdorur madje edhe nga rrugaçët me përvojë.

Kësisoj, në këtë mbledhje të stafit akademik, ndonëse e kanë nderuar duke i dhënë të drejtën e udhëheqjes me këtë mbledhje, Mulla Sula edhe një herë ka dëshmuar se është i pakonkurrencë në sharje e në përdorim të fjalëve të pista. Nga ky staf thonë se janë ndjerë tejet të fyer dhe pa një gram respekti për profesionin e tyre i cli bazohet kryekëput në burimet e fuqishme islame, në Kuran e në Hadith. Mbledhja ka zgjatur me orë të tëra, jo sepse ka pasu debat por, thjesht, sepe në çdo të dytën fjalë ka përdorur fjalë të pista. Ka përdorur plotë 184 sharje të fëlliqta si dhe afër 360 fjalë të pista. Në bazë të disa parametrave që përdoren për analizimin kohor të shprehjeve përgjatë oratorisë del se, një fjali e shprehur me zjarrin më të madh të ofednimit (këtu bijnë edhe sharjet) harxhohen rreth 20 sekonda. Nëse një sharje përbehet prej më së paku 6 fjalëve, atëherë del se janë përdoru 60 fjali sharjesh, plus 184 sharje të rënda, del se gjatë mbledhjes Mulla Sula është sharë plotë 244 herë, apo ka harxhuar gjithësej 2 orë të plota duke sharë. A e kupton ky farë psikopati se çfarë do të thotë t’ia humbësh për kot 2 orë një personaliteti akademik? Arsenali i sharjeve ka qenë aq i turpëshëm sa, profsorët e kanë kaluar mbledhjen më tepër duke shikuar turpshëm e me neveri syprinën e tavolinës se sa duke e përcjellë Mulla Sulën me vëmendje si udhëheqës i mbledhjes. Një torturë tjetër ka qenë duke ua sharë Zahir Beqirin – Çaushin, njerun për të cilin kishte prononcime publike se nuk e njeh dhe se nuk e ka parë kurrë. Pse me kaq mëri të përzier me dozë të madhe të frikës flet kundër këtij të shkreti i cili tashmë është në burg, këtë nuk e di askush përveç vetë Mulla Sulës. Në prezencë të stafit akademik ia shanë gruan, nënën, madje po atë nënë e cila është grua e një njeriu të cilin Mulla Sula si duket harron se e ka shpërblyer me mirënjohje për kontribut në zhvillimin e jetës fetare islame në vend. Jo që e ka njohur, por edhe e ka shpërblyer, ndërkohë që, sot, e torturon një staf akademikësh duke e përdorur Çaushin si shënjestër drejt të cilit lëshon një arsenal sharjesh nga më të ndytat. Ky është Sulejman Rexhepi, personi tashmë i njohur anekënd vendit dhe më gjërë si «teologu» me gojë më të pistë dhe me një afinitet të përkryer të gënjimit. Tri herë turp për këtë të pafytyrë!/Fokusi/

(Emri i autorit të këtij shkrimi me kërkesë të tij nuk është publikuar)

Leave a Reply