Një tërmet prej 5.2 shkallësh Rihter goditi Kroacinë

Një tërmet me 5.2 shkallësh Rihter goditi Kroacinë qendrore të hënën, me një epiqendër rreth 50 kilometra në juglindje të kryeqytetit Zagreb, njoftoi televizioni i shtetit kroat, duke cituar të dhënat nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, tërmeti që ndodhi në orët e para të mëngjesit u ndje edhe në kryeqytetin kroat.

Deri më tani nuk është raportuar për lëndime ose edhe për dëme të materialeve.

“Ende nuk kemi raporte të tilla, por është e mundur që një tërmet i tillë mund të shkaktojë dëme material në zonën e epiqendrës, e cila ishte në afërsi të qytetit të Petrinjas”, tha sizomologu Kresimir Kuk.

Tërmeti u pasua me një lëkundje që ishte me 4.9 magnitudë, bazuar në të dhënat e qendrës monitoruese.

Leave a Reply