Një tjetër libër anti-Trump, ish-avokati tregon pse Trump kërkoi ndihmë nga Putini

Lakmia, jo tradhëtia, ishte arsyeja pse Donald Trump kërkoi ndihmë nga Vladimir Putin përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në SHBA, shkruan ish-avokati i Trump, Michael Cohen në një libër të ri.

Trump donte të ndërtonte një rrokaqiell 120-katësh në Sheshin e Kuq të Moskës, i cili do të strehonte një hotel me pesë yje dhe një qendër spa bazuar në idetë e Ivanka Trump, shkruan Ëashington Post, duke cituar librin e Cohen.

“Trump synonte t’i jepte strehim në krye të ndërtesës Presidentit rus Putin falas “për ta kënaqur atë”, shkruan Cohen. “E gjithë historia e atdhedashurisë dhe tradhtisë është bërë e parëndësishme në kokën e tij”, shkruan Cohen.

“Trump e përdori fushatën për të fituar para: natyrisht që ai këtë po bën”.

Trump dhe Putin ishin të bashkuar në urrejtjen e tyre për Hillary Clinton, pretendon Cohen, dhe thotë se Putini ishte i zemëruar me Clinton për mbështetjen e protestave masive kundër tij në 2011.

“Ajo që duket të jetë një marrëveshje e fshehtë është me të vërtetë vetëm pëlqimi për të dëmtuar Hillary Clinton në çdo mënyrë, duke përfshirë edhe ndërhyrjen në zgjedhjet e SHBA, gjë e cila nuk i shkaktoi Trump ndonjë shqetësim”, shkruan Cohen.

Libri i Cohen, “Mosbesimi: Një kujtim”, do të botohet të martën.

Në një deklaratë për Washington Post, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany sulmoi besueshmërinë e Cohen.

“Michael Cohen është një mashtrues dhe avokat i turpëruar i përjashtuar nga dhoma, i cili gënjeu Kongresin. Ai ka humbur të gjithë besueshmërinë dhe nuk është për t’u habitur që në përpjekjen e tij të fundit po përpiqet të përfitojë nga gënjeshtrat”, tha ajo.

Leave a Reply