Njeriu më i pasur në botë, do të jap 10 miliardë dollarë për luftimin e ngrohjes globale

Jeff Bezos tha të hënën se ai po jep 10 miliardë dollarë për të luftuar ndryshimin klimatik.

Drejtori i Përgjithshëm i Amazon dhe njeriu më i pasur në botë njoftoi në një postim në Instagram se do të fillojë fondin ‘Bezos Earth Fund’. Ai tha se pret që të fillojë të japë grante këtë verë.

Me një vlerë neto të vlerësuar prej rreth 130 miliardë dollarë, donacioni i tij përbën rreth 7.7% të pasurisë së tij.

“Ndryshimi i klimës është kërcënimi më i madh për planetin tonë,” tha Bezos.

“Unë dua të punoj së bashku me të tjerët, për të forcuar mënyrat e njohura dhe për të eksploruar mënyra të reja për të luftuar ndikimin shkatërrues të ndryshimit të klimës në këtë planet që ne të gjithë ndajmë.”

Masa pason presionin e punonjësve të Amazon për të shtyrë kompaninë të bëjë më shumë për të luftuar ndryshimin e klimës.

Më shumë se 350 punonjës nënshkruan një artikull në Medium duke kërkuar emetime  zero të karbonit deri në vitin 2030, midis kërkesave të tjera. 

Leave a Reply