Nju Jork/ Makina hyn në protestën Black Lives Matter, disa të plagosur

Një automjet hyri në një turmë prej rreth 50 vetash gjatë një proteste të “Black Lives Matter” të premten pasdite në Manhatan, duke plagosur një numër personash, tha një zëdhënës i Departamentit të Policisë së qytetit të Nju Jorkut.

Incidenti, ndodhi pas orës 16:00 në vendin ku pritet Avenuja 3 me rrugën 39, tha policia.

Sipas VOA, Asnjë nga lëndimet nuk duket të jetë kërcënuese për jetën, njoftoi policia. Por pak hollësi të tjera janë bërë të njohura deri tani.

Njoftimet e mediave lokale thanë se u goditën gjashtë vetë, por është e paqartë se sa njerëz u dërguan në spital.

Leave a Reply