Nuk i shpëton dot burgut/ Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 17 vite për ryshfet

Ditën e djeshme është rikthyer në burg, ish-Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Myung-bak, pasi Gjykata e Lartë e vendit mbështeti pretencën për dënimin e tij me 17 vjet burg për ryshfet.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se vendimi i Gjykatës së Lartë nuk i nënshtrohet apelit të mëtejshëm dhe tashmë në moshën 78-vjeçare, me një dënim 17 vite, ish-presidenti Lee ka të ngjarë të ndërrojë jetë në burg, nëse nuk merr faljen presidenciale.

Lee u dënua për herë të parë për përvetësim dhe pranim të ryshfetit në fund të vitit 2018 dhe u burgos. Gjykata e Apelit më vonë e rriti dënimin e tij në 17 vjet, por i dha atij mundësinë të bënte rekurs në Gjykatën e Lartë. Gjykata e Lartë të enjten la në fuqi dënimin e tij me 17 vite burg, për përvetësimin e 25.2 miliardë dollarëve (22 milion dollarë amerikanë) dhe pranimin e ryshfetit në total prej 9.4 miliardë dollarë.

Lee gjithashtu i nënshtrohet një gjobe prej 13 miliardë dollarë dhe duhet të humbasë asete prej 5.7 miliardë. Të katër ish-presidentët të Koresë së Jugut janë ose prapa hekurave ose kanë vuajtur dënime me burg, shpesh si rezultat i hetimeve të filluara nga pasardhësit e tyre, të cilët janë rivalë politikë.

Konservatori Lee, shërbeu si president nga 2008 në 2013, dhe kishte dalë me kusht në pritje të vendimit sepse kishte apeluar më herët vendimin e Gjykatës së Apelit. Por Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit dhe dje policia u pa në shtëpinë e tij në Seul.

Leave a Reply