Nuk ka tallje aty ku ngulfatë amatorizmi! Aty ka veç keqardhje, trishtim, mjerim

(Ky titull ka të bëjë me BFI-në e uzurpuar nga Sulejman Rexhepi, prej nga iformacionet na dalin sikur të jenë të përgatitur paraprakisht në laboratoriumet propagadistike të Kim Jongut të Koresë së Veriut dhe që distribuohen nëpër qendrat ku funksinojnë ithtarët e tij)

Shkruan: Elmedina Nuriu, studente e gazetrisë

Çka është lajm i rremë? Një raportim, qoftë me shkrim qoftë me gojë, mbi diçka që nuk ka ndodhur fare! Veç kësaj, lajm i remë pa dyshim që konsiderohet edhe një propagandë/reklamë e ngritur përmes materies së rrejshme, të trilluar, sidomos për interesa të figurave diktatoriale. Kjo kategori e lajmit të rremë shfaqet kryesisht në “botën” e Koresë së Veriut, kurse në botën demokratike trajtohet si “kurozitet”, si diçka qesharake, si diçka që të rrëqethë e që nuk duhet të ndodhë asnjëherë! Sepse, në fazën e demitizimit të figurës së ngritur përmes lajmeve të rreme, do të kuptohet se kemi të bëjmë me një “figurë historike” mjaft të suksesshëm në formatin e palaços.
I këtillë do të shpërfaqet edhe Sulejman Rexhepi, të cilin e kanë ulur në grimoren kutërbues ku po e shminkojnë me lloj-lloj epitetesh, ngjarjesh të imagjinuara dhe ndodhishë të stisura për ta fituar epitetin e “të madhit”, ndonëse po e shpërfytyrojnë në një palaço me grim pa shije, pa kuptim e të tollovitur fare.
Jo në të gjitha ngjarjet theksi duht të bie mbi Sulejman Rexhepin, sepse, del qesharak dhe, aksentvënësit dalin vrasës të atij pak “autoriteti” të Sulejman Rexhepit. Jo me çdo kusht, nëpër evente ku ftohet Sulejman Rexhepi, skenat duhet të imagjinohet sikur çdo gjë sillet e vegjeton rreth Sulejman Rexhepit, sepse, me këtë fyhet organizatori i eventit; jo gjithnjë nëpër vizita aksenti dhe pesha e ngjarjes duhet t’i atribuohet Sulejman Rexhepit, sepse fyhet dhe nënçmohet vizitori!
Për shembull, dy-tri informatat e fundit të publikuuara në “gazetën e murit” të BFI-së, flasin për një tendencë që, përmes lajmeve të rreme, të mitizohet” Sulejman Rexhepi, ndonëse tashmë është demitizuar deri në kockë dhe se, vështirë se mund t’i kapet më për kocke ndonjë copë e transplatuar me materie miti! Çdo përpjekje në këtë drejtim do të ishte si përpjekje për ta shminkuar fytyrën e kavërdisur me lëng ajvari të një zevzeku, i cili, më në fund do të lumturohej të duket edhe me pamje kllouni, vetëm e vetëm ta maskojë fytyrën e kavërdisur.

Informcioni i parë:
Një urim pa adresë! Sulejman Rexhepi lëshon një urim përmes së cilit shpreh kënaqësinë dhe lumturinë e vet për sjelljen e Ligjit rreth Protokolit të hyrjes së Maqedonisë në NATO! Kësaj pune i thonë “laj m. me sh.”! A mundet që, përmes kësaj vetëkënaqësie Sulejman Rexhepi ta maskojë qëndrimin e vet të sinkronizuar me “djajtë” që kurrë nuk ia deshtën të mirë Maqedonisë! Liderët e bashkësive fetare të vendit, në marrëveshje me të bekuarin e Sulejman Rexhepit, Nikolla Gruevskin, kanë nënshkruar memoranduam se, kurrë nuk do të pajtohen me ndërrimin e emrit të Republikës së Maqedonisë, kusht ky që shtetin tonë e mbajti tash e tridhjetë vite jasht NATO-s dhe, pa plotësimin e të cilit kusht Maqedonia kurrë nuk do të mund ta ëndërronte përfshirjen e vet në NATO. Sulejman Rexhepi fshehurazi e hodhi firmën e vet në atë dokument/deklaratë dhe, me këtë, i tradhëtoi të gjitha qëndrimet politike e kombëtare të subjekteve shqiptare për sa i përket inkuadrimit të domosdoshëm të Maqedonisë në NATO.

Informacioni i dytë:
Si tekst katastrofal, që në titull! Si përcjellës meshazhi edhe më katastrofal! Banka Islamike për Zhvllim (IDB) ankohet se, numri i aplikuesve të studentëve myslimanë nga Maqedonia e Veriut është shumë i ulët! Kjo flet se, që nga ky vit Bashkësia Islame e Sulejman Rexhepit heq dorë së qenuri servis i studentëve tanë për t’i ndihmuar në aplikim për bursa studentore. Duke “keq-shqipëruar” dhe publikuar në veb faqen e vet konkursin e Bankës Islamike për Zhvillim, BFI-ja vetëm sa dëshmon se është kthyer në “servis teknik” të IDB-së! Sipas kësaj, studentët nuk duhet më të kenë lidhje me BFI-në, e cila dikur (në kohën e Ali Baragonit) ua kryente të gjitha shërbmet, madje edhe i informonte se u kanë ardhur paratë në bankë, por, tashmë e kanë linkun dhe duhet të aplikojnë online, direkt në IDB! Dhe, ky “lajm” i BFI-së aspak nuk ka gëzuar ndonjë student (bursa është për studentë dhe jo për studiues siç e kanë përkthyer të gjorët!), përkundrazi, i ka pikëlluar për faktin se do të duhet të heqin dorë, sepse nuk do të jenë në gjendje që të aplikojnë vetë, pa ndonjë ndërmjetësues garantues siç ka qenë BFI-ja!

Informacioni i tretë:
Në këtë informacion vjen kulminacioni i idiotizmit të kuazipropaganduesve, të cilët, më tepër mbajnë llogari për vetëveten nëse do të mund të fitojnë ndonjë “lavdëratë” nga Sulejman Rexhepi, se sa mbajnë llogari për “lavdëruesin”e tyre, duke e paraqitur në një palaço specifik! Sulejman Rexhepi paska pritur në BFI-në e uzrpuar përfaqësuesit e kompanisë ndërtimore “Komash” që vepron në suaza të Vakëfit të Dijanetit të Republikës së Turqisë, të cilëve, madje u paska folur “për punën, aktivitetet dhe angazhimet e BFI në RMV, duke u ndalur në veçanti te segmenti i riparimit, rindërtimit dhe restaurimit të xhamive me vlerë historike e kulturore islame të cilat janë dëmtuar nga moskujdesi i institucioneve gjegjëse shtetërore.” Nuk është ky turp i llojit të vet?! Nuk është ky ofendim i rëndë, paftyrësi totale që, duke ia vjedhur kontributet dhe punët grandioze kompanisë e cila vjen për të raportuar për punën që kanë kryer dhe që kanë ndërmend të kryejnë! Autoritetet turke ndjehen shumë të ofenduar nga mosmirënjohja e Sulejman Rexhepit, i cili, punën e TIKA-s dhe të kompanive të tjera turke e përvetëson dhe ua prezanton si punë dhe angazhime të BFI-së! BFI-ja të mos gënjejë më dhe të mos mundohet të shfajësohet për shkak të injorancës së vet dhe neglizhencës totale për t’i shpëtuar monumentet historike me vlera të trashëgimisë kulturo-fetare në vend. Mos t’i fajësojë institucionet shtetërore por le të na dëshmojë konkretisht se kur ka dalur me një projekt konkret para organeve qeveritare, para Ministrisë së Kulturës, apo para Drejtorisë për Trashëgimi Kultuore, nën mbikëqyrjen e të cilës janë të gjitha monumentet historike dhe objektet e veçanta me vlera të trashëgimisë kulturore! Le të nxjerrin, jo propozime, apo kërkesa të rëndomta, por, thjesht, projekte profesionale me të cilat do t’i detyronte organet shtetërore të finansojnë meremetimin, restaurimin apo konservimin e obekteve kultur-fetare në Maqedoninë e Veriut! Nuk ka, sepse, kjo kurrë nuk iu ka interesuuar! Iu ka interesuar vetëm paraja e gatshme qeveritare!
Pra, në vend se pala turke të raportojë se çka kanë kryer, ç’janë në gjendje të bëjnë dhe, ç’farë do të bëjnë në këtë drejtim këtu në Maqedoninë e Veriut, ata rrasen muhabete të kota se çka paska bërë BFI-ja në aspekt të restaurimit të këtyre objekteve, duke ua përvetësuar tërë mundin, punën, kontributin si përfaqësuesve të Dijanetit ashtu edhe atyre të TIKA-s. Pse a mos është hera e parë që ua vjedh kontributet? Dijaneti i dërgon ndihma për Ramazan, ky ua “lehtëson” paketat duke i vjedhur dhe, plus që merr para nga arka e BFI-së në emër të blerjes së atyre paketave humanitare!

Informacioni i katërt:
Informacioni i fundit ka të bëjë lidhur me pjesëmarrjen e Mulla Sulës në eventin e organizuar nga Ambasada e Kosovës lidhur me 12 vjetorin e Shpalljes së Pavaraësisë së Kosovës! Në këtë event pjesëmarrës ishin qindra personalitete nga jeta politike, shoqërore, akademike, profesorë, gazetarë, përfaqësus të shoqërisë civile etj.
Pra, nuk paska qenë takim bilateral, edhe pse informacioni na plasohet si takim bilateral në mes të Mula Sullës dhe abasadorit të Kosovës, z. Gjergj Dedaj! Po, është turp dhe tërësisht lajm i rremë paraqitja e kësaj ngjarje si takim bilateral ku Sulejman Rexhepi i paska thënë z. Gjergj Dedajt, veç tjerash: “shpreh kënaqësinë time që Republika e Kosovës po shënon rritje dhe avancim në të gjitha segmentet e zhvillimit të vetë, duke dëshiruar që përvjetoret e ardhme t’a gjejnë Kosovën tonë sa më afër synimeve të qytetarëve të vetë dhe të integruar në strukturat evroatlantike”! Një pasues i shkurtë, me nja 4-5 gabime gramatikore, tërësisht imagjinar, që nuk i bën aspak nder Sulejman Rexhepit! E vërteta është se, në përshëndetjen me z. ambasador, ka ndodhur vetëm një shtrëngim duarsh, një mirëseardhje dhe një urim për ditën e pavarësimit! Bisedat e takimeve bilaterale mund të “shtohen” në takime bilaterale dhe jo edhe në evente ku marrin pjesë qindra persona.
Fare në fund, se nuk u mor vesh: para kujt e shprehu këtë kënaqësi Sulejman Rexhepi? Para ambasadorit të cilin e tërhoqi në një skaj dhe ia tha troç! Para të pranishmëve që iu drejtua sikur ata të kishin ardhur te Sulejman Rexhepi dhe jo te ambasadori Gjerj Dedaj! Apo, kënaqësinë për të arriturat e Kosovës për këto 12 vite i shprehu para gazetarëve në një konferencë për shtyp! Me gjasë, dikush po ia ndjellë ambasadorllëkun Sulejman Rexhepit. Ose, po tallen me të… Nuk ka tallje aty ku ngulfatë amatorizmi! Aty ka veç keqardhje, trishtim, mjerim!

Leave a Reply