Numërohen mbi 14 mijë vota nga diaspora, LVV merr 10 mijë prej tyre

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë apo votave nga diaspora.

Deri më tani janë numëruar 14 mijë e 133 vota nga rreth 56 mijë e 910 vota të aprovuara nga diaspora.

Sipas të dhënave nga QNR (tabela e përditësuar rreth orës 17:30) rezultatet deri më tani janë si më poshtë:

LVV – 10,322 vota

LDK –  1,271 vota

PDK – 1,241 vota

AAK – 674 vota

NISMA – 62 vota

QNR po ashtu sot ka përfunduar numërimin 29 mijë e 940 votave me kusht.

Leave a Reply