OBSH-ja paralajmëron, kriza e coronavirusit është duke u përkeqësuar – 136 mijë raste me COVID-19 janë diagnostifikuar vetëm gjatë të dielës

Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanë paralajmëruar se pandemia e COVID-19 është duke u bërë më zi dhe se kriza është larg fundit.

Më shumë se 136 mijë raste me coronavirus janë konfirmuar gjatë të dielës, që është përqindja më e madhe që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë gjatë dhjetorit të vitit të kaluar.

Gjysma e rasteve (44 për qind) janë diagnostifikuar në Brazil dhe SHBA, ku amerikanët tani po konsiderohen se gjenden në epiqendrën e krizës.

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se pavarësisht situatës së përmirësuar në Evropë, në nivelin global është duke u përkeqësuar.

“Dje më shumë se 136 mijë raste janë raportuar – pothuajse shumica kanë ndodhur brenda një dite”, ka shtuar Ghebreyesus gjatë një konference për media në Gjenevë.

Kujtojmë që më shumë se 400 mijë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në mbarë botën, dhe mbi 7 milionë tjerë janë diagnostifikuar me coronavirus.

Leave a Reply