OBSH: Nuk presim vaksinim masiv kundër Covid-19 deri në mes të 2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk pret shpërndarje të gjerë të vaksinave kundër koronavirusit deri nga mesi i vitit tjetër.

Kjo është deklarata që ka dhënë një zëdhënëse e OBSH të premten, ndërsa theksoi rëndësinë e kontrolleve rigoroze për sigurinë dhe efektivitetin e kësaj vaksine përpara se të aprovohet, shkruan abcnews.al

“Ne nuk presim që të shohim vaksinim të gjerë deri në mes të vitit që vjen,” u shpreh Margaret Harris për gazetarët gjatë një konference nga Gjeneva.

https://youtube.com/watch?v=IZlrPVHOb2M%3Ffeature%3Doembed

Sipas Harris asnjë nga vaksinat kandidate, në faza të avancuara të testeve klinike, nuk ka shfaqur një “shenjë të qartë” të një efektiviteti të paktën në 50 për qind.

“Kjo fazë e tretë duhet të zgjasë më shumë pasi ne duhet që të shohin sesa në të vërtetë mbrojtëse është vaksina dhe po ashtu duhet të shohim sesa e sigurt është,” shtoi ajo më tej.

Aleanca e vaksinave OBSH dhe GAVI po drejtojnë një plan global të shpërndarjes së vaksinave i njohur si COVAX që synon të ndihmojë në blerjen dhe shpërndarjen e tyre në mënyrë të drejtë.

Fokusi është në vaksinimin fillimisht të personave me më shumë rrezik në çdo vend siç janë punonjësit e kujdesit shëndetësor. s.b/abcnews.al/

Leave a Reply