OBSH: Të mos i hedhim poshtë sakrificat e 2020 përballë COVID-19

Në këtë periudhë pandemie, miliona persona kanë bërë sakrifica që të thyejnë zemrën duke hequr dorë për të parë të afërmit e tyre për Krishtlindje, deklaroi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus në mesazhin e tij të publikuar dje në mbrëmje.

“Ndërkohë që 2020 po përfundon, kjo pandemi historike ka penguar shumë prej nesh të festojnë ashtu si do të donim”, nënvizoi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. “Përkundrazi, qindra miliona njerëz sot bëjnë sakrifica që të thyejnë zemrën duke mos u bashkuar me familjet e tyre në mënyrë që të mos rrezikojnë transmetimin e virusit”, ndërsa të tjerët do të ulen në një tryezë ku do të mungojë fytyra familjare e një të afërmi të larguar nga jeta si pasojë e koronavirusit.

“Në të gjithë botën, gjatë këtij viti të tmerrshëm, ne kemi parë sakrificat e bëra nga kaq shumë njerëz për të mbrojtur dhe ruajtur jetën. Ne nuk duhet t’i hedhim poshtë këto sakrifica”, theksoi ai. “Pavarësisht të gjitha këtyre humbjeve, ne ende kemi shpresë. Vaksinat ofrojnë zgjidhjen për të dalë më në fund nga kjo tragjedi. Por do të duhet kohë që e gjithë bota të vaksinohet”, shtoi ai.

Leave a Reply