28 Nëntori shumë ters për abdallin, Sulejman Rexhepin

Pak nga pleqëria, pak nga smira e xhelozia, pak nga shizofrenia, sot Sulejman Rexhepi është ndjerë tepër i mërzitur, me të gjithë dhe, të gjithë i ka çuar në rr.s.: Ilir Metën, Edi Ramën, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe, përtej rr.s. edhe Ali Ahmetin

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

 

Viteve të tjera, sidomos 2-3 viteve të fundit, atëherë kur nuk e njihte askush Sulejman Rexhepin, pak me grushta parashë nga arka e fitrit dhe zeqatit, pak me lobime e pak me imponime si i sëmurë, Mulla Sula ia dilte që të merrte pjesë në ndonjë event, kryesisht në Shqipëri që organizophej me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë dhe të Falmurit Kombëtar! Kishe unë patriot! Patriot i leshit! Sakaq, me të botuar të memoareve të veta, e kuptuan të gjithë se kush është Mulla Sula. Nuk ngeli funksionar në Shqipëri që nuk është ndjerë keq për respektin që ia kanë bërë si pasojë e manipulimeve nga matrapazët e ndryshëm që lobonin për shuma të majme parashë nga arka e BFI-së. Ia kishte qejfi qoftë edhe vetëm për një kafe të ishte në ato evente shtetërore.

Në Kosovë kurrë nuk ia futën, asnjëherë nuk e nderuan, as nuk e dekoruan, ndërsa dekorata mori “macasi kucasi” në Maqedoni, por jo edhe Sulejman Rexhepi. Nga kabineti i Presidentit Thaçi pëshpëritej se, Shërbimi Intelegjent i Kosovës i raporton në hollësi në lidhje me Sulejman Rexhepin, prandaj burrështetasit e Kosovës nuk joshen dhe nuk provokohen nga “Zharko”-Sulejman Rexhepi.

Sot Sulejman Rexhepi është ndjerë si m… në shi! Në Shqipëri, konkretisht në Tiranë Ilir Meta ka pasur një axhendë e cila, as në margjinat e veta nuk e ka paraparë, qoftë vetëm shije, Sulejman Rexhepin! Në Vlorë Edi Rama dhe Ilir Meta, bashkë me personalitete të larta publike, politike e fetare të Shqipërisë kanë bërë homazhe para shtëpisë ku u ngrit Falmuri Shqiptar dhe u shpall Pavarësia! Po këtu a nuk mund ta ftonin edhe Sulejman Rexhepin? Pse a nuk e dinë shqiptarët e Shqipërisë se çka kanë bërë teologët myslimanë shqiptarë në këtë çast historik kombëtar? Patrioti i Sulejman Rexhepit, Haxhi Vehbi Dibra, ka bërë namin! Për hirë të së vërtetës që thotë se këtë emër e mbanë “dekorata e Sulejman Rexhepit” që ua jep të gjithë atyreve që e blejnë prej tij, është dashur që diku, nja 10-15 safe pas Skënder Bruçajt, të ishte edhe Sulejman Rexhepi! Nejse nuk e ftuan!

Ramush Haredinaj shkon dhe fillikat vetë i viziton policët dhe doganierët e Kosovës! Hajde, nuk i duhet Naim Tërnava, por ama Sulejman Rexhepi i duhet, të paktën për ndonjë meze me raki!

Ali Ahmeti organizon alamet akademie kurse, heeeejjjj, ia ka dhënë fjalën edhe Talat Xhaferit kurse Sulejman Rexhepit jo? Si duket as këta leninista nuk e dinë dhe nuk e besojnë peshën e teologëve me rastin e shpalljes së Pavarësisë. Për hirë të kësaj peshe është dashur që të paktën, Sulejman Rexhepit, si përfaqësues i plejadës së parë të telogëve shqiptarë, t’i jepej fjala dhe t’i përshëneste që të gjithë, madje duke ju folur dorë për dore “si jeni, a jeni mirë”!

Hoxhe Halil Kastrati i shpërndau 28 çelsa të banesave për skamnorët e Kosovës! Edhe ky tepër vetiak! A nuk mundi që nja 8 çelësa t’ia jepte Mull Sulës që ky t’i shpërndante në emër të vetë, a! Ta demonstronte pak “humanizmin” që e ka, ndonëse si të anakondës, nuk të përpinë të tërin në sekond, por, avash-avash!

I nervozuar nga ky mosrespekt, i nervozuar nga burrështetasit shqiptarë që nuk po ia varin fare kohëve të fundit, sakaq u mahnit nga propozimi i mikut të vet dylber e të ngushtë, Mustafa Dauti! Tash unë jap urdhër, i zgjedhim do “zoçka” nga Medreseja, t’i veshim krejt kuq e zi, ta mbushim deri në tavan sa edhe të gogësojë patriotizëm BFI-ja dhe, po t’ju themi që me të ardhur në zyre e me ta uruar 28 Nëntorin! Pse a veç këtyre leshperave me ua uru dikush këtë festë a! Po ate që e ke bërë ti për fe e komb nuk e ka bërë as Haxhi Dibran Vehbia (kështu e di këtë emër Mustafa duduki)! Jalla burra! U ngritën në këmbë dhe, turravrap në BFI, ku, u shfrynë të gjitha frustrimet! Kurse nuk ngeli medresante që nuk u qortua nga prindëri për faktin që ka pranuar të luaj rolin e lolos vetem e vetëm t’ia zbusë paaaak zemrën të pashpirtshmit Sulejman Rexhepi, alias “Zharko”! Zharko, tek nesër, më 29 Nëntor e ka festën e vet, e përkujton ditën e Jugollavisë së AVNOJ—it, “dërzhavë” kjo që e bëri “reis”!

Një urim për Sulejman Rexhepin me rastin e 29 Nëntorit, është gjest njerëzor dhe respekt për “komshinë”! Meqë nuk ekziston tash mëmëdheu i tij, ish-Jugosllavia ai ka vendosur që këtë datë ta festojë aty ku u shkrua një traktat shumë i rëndë për shqiptarinë. Do ta festoje duke e shqepur një lakror me pondla, do të hajë deri në kapsllëk!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *