A blihen “çmimet” me para

Çka bëjnë diktatorët për ta merituar gjithë vëmendjen, respektin dhe përkrahjen e popullit? Centralizojnë pushtetin finansiar, pushtetin ushtarak, policor dhe “pushtetin medial”! Me këtë rast ai bëhet pronar i këtyre të mirave të cilat pa dyshim që i takojnë popullit dhe, që të gjitha pushtetet i vërsulë kundër popullatës. Ndryshe, si do të vlerësohej diktatori si i gjithëpushtetshëm, para të cilit duhet të shprehin kënaqësi edhe fukaratë, edhe të papunët, edhe ata që punojnë por nuk marrin rroga. Gjithçka duhet të jetë në funksion të mirëqenies së dikaktorit. Një diktator të këtillë, ndonëse në miniaturë, popullata jonë e sheh tek Sulejman Rexhepi

 

Shkruan Ashmet Nurallari

 

Pa dyshim që, pasojat për talljen me Presidentin Amerikan tek do të gëlojnë! Edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, lejoi që në cilësi të Kryeministrit të behet peng i matrapzllëqeve që ia siguruan një dekoratë të rrejshme nga Presidenti Amerikan.

 

Sa ishte çmimi i “Çmimi”

Kryeministrit kosovar nuk iu lejua që të marrë vizën amerikane dhe të shkojë në manifestimin tradicional vjetor amerikan. Ngeli në Kosovë!

Me pasoja të këtilla pa dyshim që do të përballet edhe Sulejman Rexhepi, i cili ra pre e disa matrapazëve që ia zhvatën një shumë të konsiderueshme të parave të BFI-së për një “dekoratë” inekzistente dhe të pamundshme për t’iu ndarë të huajve, aq më pak Sulejman Rexhepit, tip ky pervez e kontraverz deri në pikë të fundit. Presidenti Amerikan dekoratat eventuale i ndanë në Shtëpinë e Bardhë, me këtë rast, vetë Presidenti Amerikan  përkujdeset për një ceremoni eventuale e për ndonjë koktej për nderë të të dekoruarit. Ose, në rastin ekstrem, presidenti Amerikan cakton një përfaqësues të vetin, ndonjë diplomat nga Shtëpia e Bardhë, nëse jo ambasadorin respektiv dhe, ia nisë dekoratën duke u përcjellë edhe me ndonjë lidhje përmes linqeve online ku drejt për drejt nga Dhoma Ovale paraqitet Presidenti dhe i thotë dy-tri fjalë për laureatin për “çmimin”!

Ky protokol jo që u përcoll por, Mulla Sula shkoi edhe më larg! Prej një “të dekoruari për paqe e harmoni ndërfetare”, shkoi në Konakun e vet ku e festoi dekorimin e rrejshëm në emër të Presidentit Amerikan, duke përdorur “protokolin” e nëntokës, me akte kriminele e terroriste, me qitje me armë zjarri e me hedhje të lekëve për këngëtarët e porositur për një festë bajate.

 

“Dekoratomania” si sëmundje psikopatike e Sulejman Rexhepit

Anekënd botës, të gjitha dekoratat që përmbajnë sufiksin “Çmim-i”, përveç me ndonjë copë letre, me ndonjë “mirënjohe në korniza druri”, me ndonjë “statujë” si vepër artisitike përkatës, përcillen edhe me shumë konkrete. Pra, të gjitha eventet që ndajnë mirënjohje apo dekorata me sufiksin “çmimi”, ndajnë edhe shumë të caktuar, ndryshe, nuk do të kishte kuptim fjala “çmim”, shumë kjo që jepet si shpëblim për suksesin e arritur si dhe për ta finansuar vazhdimësinë e atij suksese.

Me gjasë, në rastin konkret, “Çmimi” që iu dha Sulejman Rexhepit nënkupton shumën që është dashur ta paguaj Sulejman Rexhepi për një mirënjohje të paqenme. Pra Çmimi që Sulejman Rexhepi ia dha Ylli Pajës, sekserit të grupit në përbërje të së cilës janë Shefki Hysa, Ferdinand Samarxhiu, Farhi Baalliu, e Otto von “leshi”!

Nëse dëshiron ta shkatërroshë një institucion, atëherë shpik metoda e mënyra për t’ia dëmtuar financat dhe ai institucion do të gjunjëzohet. Sulejman Rexhepi pa dyshim që tashmë është këmbë e kokë në të tilla skema të cilat ia kanë mësyer buxhetit të BFI-së, prandaj sot, ky Institucion është në kollaps, si asnjëherë më parë që kur u uzurpua nga Sulejman Rexhepi. Nëpër portale të ndryshme tash e gjashtë muaj më parë është sinjalizar marrëveshja nëntokësore e Sulejman Rexhepit me disa sekserë të Ilir Metës me qllim për të arritur deri te një mirënjohje nga Presidenti Shqiptar, mirënjohje kjo jetike për Mulla Sulën, sepse përmes mirënjohjes kombëtare shpreson se do t’i kamuflojë të gjitha të bëmat prej udbashi për këto 30-40 vite, përgjatë të cilave ka marrur më qafë shumë njerëz dhe ka minuar shumë projekte kombëtare. Këto ditë doli një shkrim që la të nënkuptohet se në një nga restorantet e Drilonit në Pogradec është takuar Sulejman Rexhepi me sekserët e Presidentit Shqiptar, të cilëve u ka paguar 70 mij euro, gjegjësisht, 70 për qind të parave, kurse pasi të marrë mirënjohjen do të paguhen dhe 30 për qind.

 

Paratë e Shqipërisë në “Porsh”-enë e Mustafa Dautit

Jo njëherë është theksuar se shërbimet sekrete në vend gjithnjë kanë pasur në projektin e tyre BFI-në dhe kontrollimin e këtij Institucioni. Gjithnjë kanë ndihmuar dhe kanë stimuluar njeriun i cili ka qenë në gjendje që ta zbatojë këtë projekt të shërbimeve policore. Le ta minimizojmë këtu qëllimin e shërbimeve intelegjente për ta luftuar jetën fetare islame dhe, le të supozohet se ky as që është qëllimi i këtyre shërbimeve. Atëher ngel vetëm problemi tjetër! Bashkësitë fetare financohen përmes kontributeve të ndryshme fetare që nuk rrjedhin përmers xhirollogarive ku ka mundësi shteti të ketë kontroll të qartë por, ky financim bëhet dorë më dorë. Ja pra, arsyeja e shërbimeve sekrete për të pasur qasje në buxhetin e institucioneve fetare dhe në shpenzimin e tyre furishëm, me qëllim që të mos jetë e akumuluar ndonjë fuqi finansiare që mund të tundë rehatine politike të pushtetit, madje edhe në momentin kur të bën shkelje apo diskriminime fetare (si psh Burmali Xhamia, selia në Kala, falja e xhamive, e objekteve fetare, heqja dorë prej vakëfeve et. etj.)

Dobësimi financiar i BFI-së natyrisht që bëhet ekskluzivisht prej “kryetarit”, qoftë prej vetë tij qoftë duke lejuar derdhje të pakontrolluar finansiare, duke mundësuar një gamë më të gjërë të zhvatësve dhe të hajnave të këtij buxheti. Kryetari do bashkëveprues kriminelë dhe jo që të akuzohet dhe të paditet vetëm ai si zhvatës. Prandaj sot në BFI gjithandej me pincetë gjenden hajnat por assesi të kapet kryehajni, ai që vjedh dhe që nënshkruan që të vidhet, pra, Sulejman Rexhepi. Shërbimet sekrete e dijnë këtë veprim, e stimulojnë, e përkrahin dhe e ndihmojnë duke e penguar policinë finansiare, revizionin shtetëror dhe prokurorinë shtetërore. Ja pra arsyeja se pse Sulejman Rexhepi, që nga viti 1990 e deri më sot, gjithnjë ka qenë në bashkëpunim me drejtuesit e agjencive për zbulim dhe kundërzbulim, prej Donevskit, përmes Kiro Fuzofskit, te Slobodan Bogoevski, te Sasho Mijallkovi dhe, së fundmi, dy-tri ditë para turpërimit të shoqërisë shqiptare me njëfarë “Çmimi” inekzisten, do të takohet në zyrën e vet me pasardhërsin e Mijallkovit.

Le të supozojmë se të gjitha faktet e publikuara deri më tani për Sulejman Rexhepin janë “trillime”! Por, a mund të jetë trillim zhvatja e mbi 350 mij eurve të mbledhura nga ana e xhematit të vendit, 20 mij dollarë nga Shqiperia dhe 146 mij euro nga Kosova, ndihma këto për vëllezërit nga Hasanbegu dhe rrethina me rastin e vërshimave katastrofale. Këto para kurrë nuk shkuan në destinacionin e duhur por përfunduan bukur mirë në blerje makinash: Mustafa Dauti bleu BMW X6, 60 mij euro, kurse Suelejman Rexhepi i bleu 37 mij euro GOLF 7 nipit të vet fëmijë, me rastin e ditëlindjes së tij.

 

Dy “liderë fetar” me ROLEX në dorë

Rasti edhe më i freskt dhe më skandalozi! Vetë Sulejman Rexhepi e shpalli javën e mbledhjes së ndihmave finansiare për vëllezërit shqiptar në Jug të Shqipërisë të cilët përjetuan përmbytje katastrofale. Një javë rresht u mblodhën paratë anekënd Maqedonisë dhe, rezultatet ishin tepër zhgënjyese. Pra, Sulejman Rexhepit askush më nuk i jep, askush më nuk i përgjigjet për ndihma humanitare. Ato pak para që i erdhën, gjithësesi që i ndanë sërish me lavatriçen e parave të pista, Mustafa Dautin. Kësaj radhe, po flitet që Mustaf Dauti me lekët e ndihmave humanitare (por edhe me lekët nga një punë e pistë në bisnesin e ndërtimit për të cilin shumë shpejt do të shkruajmë) ka blerë “Porche”! Njerëzit e kanë parë duke i dhënë makinës, madje edhe e kanë fotografuar tek shet poza nga brendia e kësaj “porch”-esë!!

Në bazë të raportimeve që vijnë nga terreni i Myftinive të caktuara kësaj radhe mezi janë mbledhur 12 745 euro, edhe atë: 2450 nga Shkupi, 2875 nga Tetova, 2650 nga Gostivari, 850 nga Struga, 2100 nga Kumanova, 1350 nga Dibra, 470 nga Kërçova. Sulejman Rexhepi nuk e tha asnjë fjalë për këto para të grumbulluara e që nuk përfunduan në destinacionin e duhur. 1kliklrg ka pyetur edhe në Komunitetin Mylsiman të Shqipërisë, por edhe në Shtabin Emergjent të Qeverisë si dhe në Shtabin Emergjent të Komunës së Vlorës prej nga jemi informuar se deri më tani nga BFI e Maqedonisë nuk janë derdhur asnje cent!

Koha është për një lëvizje masovike kundër këtyre dukurive antiislame dhe kundër të gjithë atyre strukturave që e stimulojnë krimin financir me qëllim të dobësimit të Institucionit fetar dhe, me këtë, me qëllim të pengimit të zhvillimit të jetës së mirëfilltë fetare islame. Në Ballkan, veçanërisht në Maqedoni, feja islame gjithnjë duhet të ngelë fajtore dhe rrezik potencial! Këtë imazh tashmë e ka krijuar Sulejman Rexhepi, i cili, nga CNN amerikan vlerësohet si Al Bagdadi i ISIS-it, të cilët, si “liderë fetar” vetëm këta dy, në kohë krizash, në dorë mbajnë ROLEX!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *