A duhet t’i jepet sadakatul fitri dhe zeqati Sulejman Rexhepit

Ka edhe të tillë që të qortojnë për shkak të ndarjes së lëmoshës (sadakatul fitrit). Nëse atyre u jepet ndonjë pjesë, ata kënaqen, por, nëse nuk u jepet, përnjëherë zemërohen. (Et Teube, 58)

Shkruan: Era G. Shehu

Një “produksion” inekzistent, “Ikre”, i cili aktivizohet vetëm gjatë Muajit të Ramazanit, sa për të zhvilluar intervistë me “reisin” dhe me të tjerët që do të paguajnë ndonjë lekë ryshfet, këto ditë kishte inçizuar një intervistë me Sulejman Rexhepin lidhur me Natën e Kadrit, moment ky për t’iu kërkuar pa perde në fytyrë fitra myslimanëve për ndihmë “5 Medreseve” në Maqedoninë e Veriut si dhe FSHI-në që qenka “pa konkurrencë në Ballkan”! Hajde mendjemadhësi hajde, hajde paturpësi hajde, hajde munafikllëk hajde, në surrat të Sulejman Rexhepit.
I intervistuari (Sulejman Rexhepi), njeriu që është në proces të organeve të drejtësisë për shkak të shumë veprimeve antiislame që i përkasin opusit të veprave penale, pyetet nga intervistuesi (Rexhep Ziberi), njeriu që ka proces gjyqësor për shkak të veprimeve antiislame (madje i është konfiskuar edhe arma me të cilën ka gjuajtur në masë njerëzish, për të vrarë krijesa të Zotit Fuqiplotë), pa pikë turpi flasin për islam, për vlerat islame. Hipokritin e karakterizojnë pikërisht këto karakteristika: me shpirt krimineli, me synime helmuese, me plane djallëzore, flasin dhe gojën e kanë plotë islam! Nëse vetëm pak përqëndroheni në atë që e flasin dhe në atë që e veprojnë, sakaq do të kapen në elementin e munafikut, të poshtrit, antiislamit!
Ja për shembull, ata që e kanë përcjellë këtë intervistë, që përdoret si “udhëtim rreth Kinës” për të dalur te mbledhja e fitrit, sakaq në ekranin televiziv do ta shohin të pandershmin (Sulejman Rexhepin) i cili, duke e mohuar Fuqinë e Allahut si dhe vullnetin e Tij, thotë: “Unë me një grusht bashkëpunëtorësh e ringjallëm islamin në këtë nënqiell”! E vërtetë e pamohueshme është se, Sulejman Rexhepi me një grusht bashkëpunëtorësh të tij po e ngulfasin islamin në këtë nënqiell, po e dëmtojnë e po e degradojnë.
Pas tërheqjes së Perandorisë Osmane, atëherë kur jeta fetare islame ngelë në duart e myslimanëve të vendit, paria islame autoktone ka ndërmarrur aksione të atilla sa, Sulejman Rexhepi as që i ka parë ndonjëherë në ëndërr, madje as që ia ka bërë Zoti të mundshme që ai të jetë një nga ata bartësit e jetës fetare që do të lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e këtij nënqielli. Kanë qenë në krye të myslimanëve si popullatë nga më të varfërit në kontinent, ndërkohë që ka pasur shumë mektebe, shumë medrese, shumë klasa fetare nëpër shkollat shtetërore si dhe në ato profesionale, kanë pasur qindra mualimë e mësues fetarë. Popullata e atëhershme nuk ka pasur as mundësi për të paguar as fitrin e as zeqatin, as për të dhënë ndonjë kontribut finansiar për zhvillimin e jetës fetare. Tërë këtë barrë e ka hequr Vakëfi! Medresetë, mektebet, xhamitë, kanë pasur Vakëfe që janë menaxhuar islamikisht dhe vetëm për dedikimin që e kanë pasur. Nëse vatrat shkollore kanë ngelur për fitra, atëherë duhet të mbyllen sa më parë! Këto fakte i di edhe Sulejman Rexhepi, i cili, tash e katër vite i ka blerë makinat bluajtëse dhe ka marrur pjesë në bluarjen e mijëra dokumentave, në shkatërrimin e arkivit, të materialeve arkivore, të materialeve të këtij fillimshekulli, vetëm e vetë që të ngelë ky “ai i ndershmi” që me një grusht bashkëpunëtorësh paska ngritur islamin në këtë nënqiell!
Sulejman Rexhepi tashmë është dëshmuar si “hoxhë” i cili, sidomos gjatë Muajit të Mëshirës, aktivizohet në haram, duke punuar natë e ditë, duke dhënë urdhëra e duke miratuar haramin, vjedhjen, shkeljen e dinjitetit të fukarasë, talljen me fukara, grabitjet në emër të fukarave, në funksion të shtimit të pasurisë personale e familjare! Ai këtë aktivitet mundohet ta kamufllojë përmes sulmeve që i lëshon si fluska sapuni kundër personave që ia turbullojnë ujin dhe që e lakuriqësojnë prej petkut kamufllazh në ditë me diell! Le ta bëjë publike dokumentin përmes të cilit do të dëshmojë se ai ka paguar zeqat për pasurinë marramendëse që e ka bërë duke e grabitur BFI-në e shkretë dhe, përmes saj të gjithë myslimanët e vendit dhe më gjërë!
A mund të flasë Sulejman Rexhepi për lëmoshë, për sadakatul fitër, ndërkohë që bashkë me Mustafa Dautin rreth 90 për qind të ndihmave humanitare dedikuar të varfërve i vjedhin për vete! 
“T’i jepni lëmoshat haptazi, është gjë e mirë, por t’ua jepni ato të varfërve fshehurazi, është edhe më mirë dhe ju shlyen disa nga gjynahet tuaja. Allahu e njeh mirë çdo vepër që ju bëni.” (El Bekare, 271) Mustafa Dauti këto ndihma për të varfërit i shfrytëzon sa për të shkrepur ndonjë pozë manikini dhe sa për ta “madhëruar” shpirtin human që e paska Sulejman Rexhepi!
A mund të flasë për sadakatul fitrin Sulejman Rexhepi i cili, mbi 450 mij euro të grumbulluara vite më parë për vëllezërit e Hasanbegut i përvetësuan duke blerë Gollfa7, BMW, Porshe, duke ngritur kompleks pishinash në toka të uzurpuara! A mund të flasë për mëshirë njeriu i cili sa herë që hap gojën flet me gjuhën e urrejtjes, sa herë që flet gënjenë dhe, sa herë gënjenë këtë e bën në funksion të madhërimit të vetëvetes! Tërë bota e di se në Maqedoni funksionon një Medrese me katër paralele të dispersuara në Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Shtip! Dikur paskan qenë mezi 200 nxënës kurse sot Sulejman Rexhepi i paska 1200!!! Deri sa nuk u trimërua që të vjedhë pa frikë e pa turp, nxënësit e mëparshëm mësonin gratis dhe nën kushte fantastike, kurse sot, këta 1200 nxënës, arkëtojnë te Sulejman Rexhepi nja 350-400 mijë euro në vit, kurse kushtet i kanë mizeri! Kjo është arsyea që e ka shtuar numrin e nxënësve dhe jo se i plasi b… Sulejman Rexhepit për ta zhvilluar jetën fetare islame në vend.
Le të supozojmë se sot dy janë kategoritë e vetme që duhet ta gëzojnë sadakatul fitrin, lëmoshën: fukaratë dhe Medresja! Sulejman Rexhepi me mashën e vet, Mustafa Dautin, po i vjedhin fukaratë, kurse, myslimanët e dinë se çka ju bëri Sulejman Rexhepi sivjet medresantëve! Ua vodhi participimin prej 350 euro kurse nuk u foroi asgjë, qoftë një kokërr veze! Sulejman Rexhepi e ka themeluar një “organizatë humanitare” për t’i ndihmuar të varfërit tërë vitit dhe jo për t’i vjedhur, kurse Vakëfin e ka për t’i mirëmbajtur vatrat arsimore fetare islame dhe jo për ta trashur qafën! 
E drejtë absolute e çdo myslimani është vendimi se ku do ta japë fitrin ai dhe, këtë të drejtë e ka të urdhëruar nga Allahu Mëshirëplotë. Para këtij Urdhëri, çdo urdhër i Sulejman Rexhepit për fitrin dhe zeqatin, është me peshën e një fluske sapuni në një mal gjembash!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *