A e di Iliri se Presidenca është objekt i rëndësisë së veçantë dhe jo vila e 11 haleve në Lalëz?!!

Nga Anri Bala/

Sot, Shqipëria me ato që e drejtojnë, jo vetëm që të turpëron, por të shokon dhe të lë gojë hapur me ato që dëgjon dhe prodhon raca e pusht-etarëve të gjithë kallëpeve, kur vetëm ajo e kallëpit “politikan”, profesionist i politikës, as që ekzistonë.

Ashtu si gazetaria që është mbushur me gazet-harr, që as që e dinë se çfarë është informimi dhe opinioni, raportimi dhe informacioni, edhe politikanët e modelit shqiptarë as që e kanë idenë se çfarë është politika, por sa është paraja dhe prika e çdo dasme, që ato mund të marrin pjesë, herë si qen roje, herë si qen lehës, e herë si qen hamës, nga ata që lehin tërë ditën e të ha m***n!

Asnjë nuk e ka harruar balerinin e pushtetit, merakliun e piruetave që edhe kësaj here i pakënaqur me ata që i jep karrigia, veç “kunjave” pothuajse asgjë… del e jep leksione për demokracinë, të drejtë protestash në diktaturë dhe në harresë të saj, pa guxuar të flas asnjëherë për protestat në “kohën e kolerës” kur drejtonte ai, gjysma e të cilave janë ngritur pikërisht për të dhe ai si kronikan shejtan-budalla, i fshihet si djalli temjanit.

Mua gati sa s’më dolën sytë vendit nga habia, kur dëgjova prej Presidentit të vendit tim, se në fakt shqiptarët kanë protestuar me “kosto të tmerrshme në diktaturë”, ama dikush duhet t’ia kujtoi atij, se shumë e paguan shtrenjtë edhe nën diktatin e tij, ku protestuesit u shtrirë nga plumbat në bulevard, me qindra viktima provuan dhunën me shkopa gome, qytetarë, vrojtues e gazetarë, e me dhjetra të tjerë qanin… prapa hekurave të qelisë.

Që pas asaj dite, gjithçka ndryshoi, asnjë nuk guxonte të dilte në protestë, të gjithë u strukën nga frika kur panë familjarë viktimash të qanin me zë të mekur, djem e vajza, baballarë e nëna!

Pas protestave, me apo pa të drejtë pak rëndësi ka, e ndjej detyrim t’iu shpjegoi se gjuha e protestës është dhuratë nga Zoti që në lindje, se “nëse nuk do të qanim, do të vdisnim urie”! Por sot, ndjehesh i rrezikuar nga ata që të qajnë hallin, se u ha barku për ty, por fshehin si “struci në rërë” bashkë me atë që po kërkojmë.

I pari kronikan “harraq”, e me të drejtë, doli sot i mërzitur me diasporën apo për diasporën, e si gjithmonë recitoi poemën e tij të radhës antiqeveri, ku nuk munguan kërcënimet, fyerjet dhe trimërimet në emër të Diasporës, që nuk e di nëse i’a kanë idenë se kush është Vasali petrit.

Ndoshta duke e parë, se ca djem të diasporës dhe ca studentë të këmborës ishin në vendin e gabuar për të protestuar, por në kohën e përshtatshme, Vasali tha me vete, se edhe këta qenkan “sy lesh” ndaj po ju hedh një dorë “lesh LSI”.

Nëse këto djem e vajza e kanë seriozisht, duhet të ishin duke protestuar tek “Shtëpia e Skuthave” buzë Lanës ose te “Shtëpia e Tepsisë së Çpuar” në Bllok. Por siç duket, nuk e kanë seriozisht por… partiakisht, sepse si me magji u dekonspiruan, kur morën mbrojtjen nga fajtorët e shkakut të kësaj proteste. Diaspora nuk mund të bëjë politik, por gëzon të drejtën për tu ankuar, për tu zgjedhur dhe për të zgjedhur, të drejtë që nuk i’a ndalon askush, por në vendin e duhur.

Pra, asnjë protestë nuk është ndaluar nga “diktatori” Rama, që paqësorët që të gjakosnin, dhunonin dhe përdhunonin sa herë që kanë qeverisur ose bashkëqeverisur, sot e quajnë dhunë moslejimin ligjor të protestës në bulevardin e të gjithë dëshmorëve, edhe atyre të “21 Janarit”.

Një këshillë kam për ju protestues:

“Protestoni deri aty… pa shkelur në kufirin e të drejtës sime, ku mbaron kufiri i të drejtës tënde dhe vende pa kufinj mund të gjenden boll!”

Ja presidenti ua dhuroi vendin e protestës pa kufi, në baçen e tij… oborri i Presidencës. Nëse nuk e besoni, sepse ju duket një ofertë prej deliranti, që nuk di se çfarë flet dhe sindromi i madhështisë dhe i pandëshkueshmërisë e ka shëndrruar në një pronar, që çfarë i shikon syri dhe ia lejon karrigia i duket si e tija, atëherë ju ose nuk besoni në marrëzi, ose u duket si tallje oferta e tij. Por ai e tha, në mos qoftë e vërtetë u sajoftë, sepse presidenti për herë të parë u bë burrë: Largoi diasporo-protestuesit nga vendi i gabuar, kryeministria dhe i mori në mbrojtje, për të protestuar kundër Lules së Monikës… opozitë.

Diasporo-protestuesit nëse duan ndryshimin e Kodit Zgjedhor, i cili është gati draft i të dy palëve, e që “bulevardi” ka kohë që lutet dhe ulëret që ta votojnë dhe mos ta bllokojnë diasporën… për të votuar, nuk kanë vend më të mirë se në oborrin e burrit të gruas anti-reformë.

Mirëpo kam dyshim, se nuk do të ndodhë për dy arsye:

1- Gruaja me çizme do rrahë antiburrin e saj, sa do habitet dynjaja, ashtu sikurse rrahu Vasalin petrit

2- Oborri i ofruar nuk është vila me 11 hale në Lalëz, por Presidenca e Republikës e Shtetit Shqiptarë, objekt i rëndësisë së veçantë, pavarësisht nga veçantia e atyre që e kanë uzurpuar, me leje a me qëllim.

Imagjinoni sikur Trump të lejonte në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, ca njerëz me identitetin qytetar të protestonin kundër Melanisë “kryetare partie”, se çfarë do i ndodhte atij dhe drejtuesve të sigurisë së SHBA-së. Kjo e kalon kufirin e imagjinatës, por ky president e kalon kufirin e budallallëkut të kthyer në profesion… për idiot!/Ekskluzive.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *