A e heshtën Muhamet Zekirin paratë “reket” të Sulejman Rexhepit

A është e vërtetë që, pas takimit të dytë me sekserin jeni pajtuar që të kryeni “Reketin” dhe, që atëherë më mos ta zini ngoje emrin e Sulejman Rexhepit. Sa i morët? Si i ndatë me sekserin? Po “drejtësisë” sa ia dhatë për ta mbyllur në sirtar dosjen e Sulejman Rexhepit që ia krijuat vetë ju si dhe për t’ia ngrirë dhjetra padi të ngritura kundër tij

A i mbani mend dyshimet e arsyeshme dhe akuzat e pamohueshme të deputetit të LSDM-së, Muhamet Zekiri, që i drejonte në adresë të Sulejman Rexhepit, alias “Zharko”? E  pyeste kryeministrin e vet, Zoran Zaevin nëse Sulejman Rexhepi është “arusha e mbrojtur e dërzhavës”! Deputeti shqipfolës, i trimëruar nga fushata disavjeçare që po e zbërthen tërë kriminalitetin e  Sulejman Rexhepit, motivohet dhe publikisht, disa herë në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, ka shtruar pyetje për ta ndriçuar të vërtetën në lidhje me foton ku shihet Mulla Sula me automatik snajper në dorë, pastaj lidhur me shitjen e vizave të haxhit, pastaj me vjedhjen e vakëfit, me keqpërdorimin e pozitës zyrtare, me mospagimin e kontributeve për hoxhallarët, me keqpërdorimet e financave të BFI-së, pra, pyetje që do ta ndriçonin kriminalitetin e Sulejman Rexhepit. Për këtë qëllim, deputeti shqipfolës ka kërkuar që në BFI të futet edhe policia financiare dhe të konstatohet gjendja faktike që flet për kriminalizimin e skajshëm të BFI-së. Më në fund, Muhamet Zekiri i është drejtuar edhe Prokurorisë!

Ky reagim i deputetit shqipfolës e pat shqetësuar tej masa Sulejman Rexhepin, ndërsa neve, “Grupin e Kumanovës”, këtu në burg, na inkurajoi tepër shumë sa të konstatojmë se ky Kurban Bajram do të jetë i fundit që do ta gjejë Sulejman Rexhepin në BFI!

Megjithatë, kohëve të fundit, këtu në burg, po qarkullojnë disa informata jo të mira, ndaj dhe nuk po i besojmë shumë. Por, kjo nuk do të thotë se ne, për të hequr dilema, nuk kemi të drejtë ta pyesim deputetin shqipfolës, Muhamet Zekirin:

A është e vërtetë se, dy muaj para se të shpërthejë afera “Reket” i Boki 13,  dy herë je takuar dhe keni pirë kafe te “Korner” me një sekser të Sulejman Rexhepit, për të cilin ti kurrë nuk ke folur fjalë të mira, ndaj dhe as që e ke menduar se ndonjëherë do të pishë kafe me të?

A është e vërtetë se ky takim është pranuar pasi të janë premtuar një grusht parashë nga Sulejman Rexhepi me qëllim që t’i mos ta përmendësh më emrin e tij në Parlament dhe ta tërheqësh aktpadinë tënde nga Prokuroria?

A është e vërtetë që, pas takimit të dytë me sekserin jeni pajtuar që të kryeni “Reketin” dhe, që atëherë më mos ta zini ngoje emrin e Sulejman Rexhepit. Sa i morët? Si i ndatë me sekserin? Po “drejtësisë” sa ia dhatë për ta mbyllur në sirtar dosjen e Sulejman Rexhepit që ia krijuat vetë ju?

Deputeti shqipfolës, Muhamet Zekiri, sekserit të Mulla Sulës ia ka premtuar edhe “një gjë” të cilën duhet t’ia kryj deri kah fundi i këtij viti! Veç kësaj, sekserit i ka premtuar edhe zbatimin e skenarit të Sulejman Rexhepit! Të gjejë një “kurban” i cili do t’ia luaj lojën qoftë kjo edhe me “therrjen e kurbanit”!

A është e vërtetë se Muhamet Zekiri ia ka premtuar Sulejman Rexhepit realizimin e plotë të planit të tij të poshtër: duke ia gjetur një që do të viktimizohet edhe me burgim disavjeçar, (një farë Skender Buzaku, totalisht anonim), ta shpëtojë Sulejman Rexhepin momentalisht nga proceset gjyqësore që duhej të fillonin e që kanosnin burgosje të Sulejman Rexhepit për zhvatje, për vjedhje, uzurpim, keqpërdorim të detyrës, nepotizëm, korrupsion etj. Plani i Sulejman Rexhepit ka qenë që të kompromitohet gjykata në rastin e tij, kurse të gjithë ata që do t’ia mësyejnë postit të “reisit” do të përfundojnë në burg, dhe kështu do të jetësohet vizioni i Mulla Sulës: “Një reis i përjetshëm” – duke e dekurajuar opozitën e tij aq të fuqishme!

A është e vërtetë se, Muhamet Zekiri është gënjyer nga Sulejman Rexhepi për sa i perket pagesës së plotë të reketit (haraçit) dhe, për pasoj, shumë i nervozuar me të, duke iu kërcënuar se do ta ndërrojë me forcën e institucioneve përkatëse shtetërore?

Zatën, deputetëve shqipfolës asnjëherë nuk ju ka interesuar që ta ndriçojnë rastin e likuidimeve të patriotëve të vërtetë, por gjithnjë janë angazhuar që të amnistohen dhe të shpallen “heronjë kombëtarë” kodoshët dhe kriminelët! Muhamet Zekiri ka edhe një shans që të na bind se ai është “çun i mirë”: urgjentisht të kërkojë, në emër të institucionit “deputet shqiptar”, që të nisin të gjitha poceset gjyqësore per momentin “të ngrira” kundër Sulejman Rexhepit dhe, ai, sa më parë të sillet këtu, te ne, në burg dhe të na tregojë se si paska biseduar me ne që ia paskemi premtuar vrasjen e armiqve të tij?! Ai këtë fjali e ka deklaruar publikisht! Kemi qejf të madh që të na e thotë edhe në sy!

Shëndet Muki!

Lavdi Dëshmorve Të Kombit, rroft populli shqiptar, e patshim të përjetshme Shqypnin, pa kodosha e tradhëtarë!

nga Shek Hallaçi i “Grupit të Kumanovës”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *